Bota

Koronavirusi në Kosovë/ Drejtori i IKSHP-së: Ditët që vijnë janë më kritike, mbani distancën

20 Mars 2020, 12:53 Nga DOSJA
Koronavirusi në Kosovë/ Drejtori i IKSHP-së: Ditët që

KOSOVË– E prekur nga Koronavirusi, ku numri i të infektuarëve ka shkuar në 21 deri më tani, qeveria e Kosovës duket se po merr masat e duhura për t’i bërë ballë luftës kundër COVID-19.

Ditën e sotme Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, u ka bërë edhe  një herë thirrje qytetarëve kosovar që t’u përmbahen  në përpikëri masave dhe rregullave që qeveria ka marrë së fundmi si shkak i pandemisë globale COVID-19.

Sipas tij zbatimi i rregullave nga qytetarët  do të mundësojë që Kosova  ta kalojë koronavirusin me pasoja sa më të vogla, duke shtuar se lufta më e madhe kundër koronavirusit mund të bëhet nga qytetarët dhe jo në spital.

Lufta më e madhe nuk është në spital, por tek çdo individ i Republikës së Kosovës. Fatmirësia më e madhe e kësaj sëmundje është se mund ta ndihmojmë popullatën nëse na dëgjon dhe është koha vendimtare që të na dëgjojnë… Po ju lutem të qëndrojmë të distancuar, ta mbajmë higjienën, të mos përzihemi sepse është momenti i krizës 10 ditësh dhe 2 javë kur virusi është në mesin tonë në mënyrë individuale dhe nuk e dimë se kush mund ta ketë.”- është shprehur ai.

Ndër të tjera  Drejtori i Institutit tha se aktualisht Kosova është në skenarin më të butë sepse rastet janë të pakta dhe nuk është përhapur në  grupe masive.

“Ta mbajmë distancën në mënyrë që virusi të mos shkojë prej njërit person te tjetri dhe ai zhduket pastaj”, tha Ramadani, duke shtuar se është apeli i tij i fundit para shpërthimit të rasteve nëse nuk iu përmbahemi rekomandimeve. Ne do ta kalojmë sëmundjen, nuk do të zhdukemi por dëshirojmë që kjo pandemi të kalojë me pasoja minimale.  Është një virus enigmatik. Kemi mësuar karakteristikat e tij, e të cilat dallojnë nga një vend në tjetrin.”

Më tej Ramadani ka thënë se periudha e inkubacionit është 1 deri në 14 ditë, por nuk është e prerë, pasi ka raste që duhet të qëndrosh edhe 24 ditë.

“Shkenca merr shumicën e rasteve si konstatim. Shumicën e rasteve janë paraqitur shenjat klinike nga 5-7 ditë. Para 2 muajve kemi rekomanduar distancën prej 2 metra, vet-izolimin, higjienën personale.”- deklaroi Ramadani.

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 3.405. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 7 persona dhe në Francë ka 372 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove naser ramadani koronavirusi ne kosove naser ramadani

Sondazh

Poll