Bota

Shkon në 7 numri i viktimave në Greqi, 416 persona të tjerë janë të prekur nga COVID-19

20 Mars 2020, 12:36 Nga DOSJA
Shkon në 7 numri i viktimave në Greqi, 416 persona të tjerë

GREQI– Ditën e sotme është shënuar edhe një viktimë tjetër nga koronavirusi në  Greqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 7.  Ndërsa të infektuar nga ky  virus vdekjeprurës mësohet të jenë rreth 416 persona.

Mësohet se viktima e  7 është një 87-vjeçar i cili vuante prej  kohësh nga disa sëmundje të tjera ndërsa prej katër ditësh ishte izoluar në fshatin Damaskini të Kosturit, ku  tashmë në këtë vend janë edhe rastet më të shumta të koronavirusit.

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 3.405. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 7 persona dhe në Francë ka 372 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll