Bota

Rriten rastet e reja në Turqi, si shkak i koronavirusit anulohen 90 përqind e fluturimeve në aeroportin e Stambollit (FOTO)

20 Mars 2020, 12:07 Nga DOSJA
Rriten rastet e reja në Turqi, si shkak i koronavirusit anulohen 90

STAMBOLL– Koronavirusi ka shkaktuar edhe anulimin e shumë fluturimeve në mbarë botën, pas masave drastike që janë marrë nga qeveritë e çdo shteti.

Përmes disa  pamjeve që kanë mbërritur në redaksinë e Dosja.al shihet që rreth 90 përqind e fluturimeve në aeroportin e Stambollit, Turqi janë të anuluara. Ky aeroport më i populluar ndryshe nga çdo herë tjetër, këto ditë është i boshatisur.

Kjo pasi në Turqi numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 3, ndërsa të infektuar nga kjo sëmundje janë regjistruar mbi 100 persona të tjerë.

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 3.405. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 6 persona dhe në Francë ka 372 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aeroporti i stambollit koronavirusi ne turqi aeroporti i stambollit koronavirusi ne turqi

Sondazh

Poll