Aktualitet

70 të infektuar nga COVID-19, Tirana kryeson me 50 të prekur, mjekët paralajmërojnë: Bumi i virusit do të jetë në javën

20 Mars 2020, 07:16 Nga DOSJA

SHQIPËRI- 70 të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri. Pas pacientes së Patosit, e zbuluara para se ministria të bënte përditësimin, MSH sqaroi sot, se janë zbuluar 5 raste të reja në Tiranë, 2 nga të cilat raste kontakte me të infektuar të mëparshëm, e të tjerët, raste të reja.

Gruaja e infektuar në Patos, sakaq, mësohet se është një 85-vjeçare, e cila ishte vetë-karantinuar prej disa ditësh, por mbrëmë është nisur me urgjencë drejt Spitalit Infektiv, pasi gjendja e saj shëndetësore është rënduar. Dyshohet se ajo është infektuar nga djali i saj, 61-vjeç, i cili ndodhet në spitalin Infektiv.

Deri më tani, bilanci i të prekurve është 70 të infektuar dhe 2 viktima. Mes të prekurve janë 3 italianë, dhe 9 mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier, Patos dhe Kavajë.

 

 

Ndërkohë mjekët paralajmërojnë se bumi i COVID-19 do të jetë gjatë javës së tretë, ku sipas tyre do të ketë një rritje të numrit të personave të infektuar. Mjeku Pëllumb Pipero ka deklaruar se numri personave të prekur nga koronavirusi, është të paktën 10 herë më i madh se numri i personave të identifikuar deri më tani.

Kryeministri Edi Rama nga ana tjetër bën thirrje që qytetarët të bëhen të përgjegjshëm dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi në këtë mënyrë situata nuk mund të dalë jashtë kontrollit. Një ditë më parë ai publikoi edhe planin ekonomik, ku  njoftoi se deputetët, ministrat dhe vetë ai do marrin gjysmë rroge deri në fund të luftës, ndërsa Presidentit nuk i preket e tija. Kreu i qeverisë tregoi 7 pikat e planit, ku do ketë fonde shtesë për shëndetësinë, biznesin e vogël, shtresat në nevojë dhe për Ministrinë e Mbrojtjes.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll