Politike

Ministria e Jashmte jep lajmin e mirë për shqiptarët në Gjermani e Francë: S’ do penalizoheni, edhe nëse kalon afati i S

19 Mars 2020, 15:00 Nga DOSJA
Ministria e Jashmte jep lajmin e mirë për shqiptarët në

TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe sot ka vijuar punën duke komunikuar me autoritete në vende të ndryshme në Shengen, që të mios penalizohen shqiptarët që kanë mbetur të bllokuar aty për shkak të situatës.  Në një reagim për mediat MEPJ, bën me dije se shqiptarët që janë në Gjermani dhe Francë nuk do penalizohen, por shtojnë se këto vende kanë ndaluar hyrjet për 30 ditë. 

MEPJ informon të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Gjermani, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen, nuk do të penalizohen.

Sa i përket shtetasve shqiptarë që ndodhen në Francë, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen, MEPJ bën me dije se autoritetet franceze nuk do të vendosin asnjë penalitet. Gjithashtu, autoritetet franceze kanë informuar se shtetasit e vendeve të tjera, nuk do të lejohen të hyjnë në Francë për 30 ditët e ardhshme, me përjashtim të atyre që kanë lejeqendrimi të vlefshme në Francë”, shkruan MEPJ.

Bilanci i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 5 raste të reja, duke shkuar në 64 nurmi i të infektuarve.  Sot, konfirmohen tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë.  Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike masat kunder covi ministria e jashme shqiptaret ne france shqiptaret ne gjermani masat kunder covi ministria e jashme shqiptaret ne france shqiptaret ne gjermani

Sondazh

Poll

Politike 19 Mars 2020, 14:44

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar sot për përhapjen e COVID-19 në Shqipëri dhe për masat e marra nga qeveria për ngadalësimin e këtij...

Politike 19 Mars 2020, 14:36

TIRANË- Drejtuesja e “Open”, Eni Vasili ka shpjeguar incidentin që ndodhi dje në emision, ku një sms i dërguar nga telefoni i kryetarit të Partisë Demokrat...