Politike

“S’kam lekë dua të ha”, PD publikon VIDEO-n: Pensionistëve nuk po u shkon pensioni në shtëpi, qeveria i gënjeu

19 Mars 2020, 14:34 Nga DOSJA
“S’kam lekë dua të ha”, PD publikon VIDEO-n:

TIRANË- Ish-depuetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ka publikuar sot një video të një pensionisteje, e cila ka dalë në rrguë e kërkon të marrë pensionin në Postë pasi nuk i kishte shkuar në shtëpi siç i premtua nga qeveria.

Në një reagim në Facebook, Pampuri shkruan se pensionistët rrezikohen nga COVID-19, dhe prandaj PD kërkon që të nisë pa vonesë shpërndarja e agesës së pensionit në shtëpi për çdo pensionist, si dhe të ketë furnizime me ushqim dhe ilaçe për ta.

Thirrja e trishtueshme e pensionistëve sot, duhet të jetë këmbanë alarmi për çdo Qeveri të përgjegjshme. Ato janë shtesa më e rrezikuar nga përhapja e virusit COVID-19. Partia Demokratike bën thirrje që pa asnjë vonesë të nisë shpërndarja e pagesës së pensionit në shtëpi për çdo pensionist, si dhe furnizimi me ushqime dhe ilaçe të të moshuarve që jetojnë vetëm apo të të pamundurve për shkaqe invaliditeti dhe janë më të rrezikuarit nëse dalin në rrugë.

Situata kërkon masa dhe veprime të menjëhershme. Në këtë kohe krize, fjalët e bukura të Qeverisë nuk mjaftojnë. Propaganda në kohë krize, nuk ndihmon, por mund të kushtojë jetë. Media edhe sot ka dokumentuar se realiteti përballë fjalëve të Qeverisë nuk përputhen! ???”, shkruan Pampuri.

Bilanci i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 5 raste të reja, duke shkuar në 64 nurmi i të infektuarve.  Sot, konfirmohen tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë.  Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 oriola pampuri koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 oriola pampuri

Sondazh

Poll