Politike

COVID-10, Kryemadhi publikon planin me 7 pika: Shqiptarët sot si asnjëherë më parë kanë nevojë për mbështetje

19 Mars 2020, 14:22 Nga DOSJA
COVID-10, Kryemadhi publikon planin me 7 pika: Shqiptarët sot si

TIRANË- Monika Kryemadhi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka publikuar sot planin me 7 pika që propozon përballimin e situatës së COVID-19 në vend. Në një reagim në Facebook, Kryemadhi shkruan se shqiptarët sot si asnjëherë më parë kanë nevojë për mbështetje, e më tej rendit  masat që propozon LSI.

Nga partia opozitare kërkohet që qeveria që të vendosë për heqjen e taksave lokale për të gjitha bizneset dhe familjet duke filluar nga muaji mars dhe për gjatë gjithë kohës së karantinës. Po ashtu dhe t’u garantohet pagesa për personat që janë në punë dhe që nuk mund të punojnë dot.

PROPOZIMET E ME 7 PIKA TË LSI

1.Heqja e taksave lokale per te gjithe bizneset dhe familjet duke filluar nga muaji mars dhe per gjate gjithe kohezgjatjes se kufizimeve per shkak te karantines.

2.Garantimi i Pageses me vlere 80% per te gjithe personat, qe jane ne pune, por nuk mund te punojne dhe per pasoje nuk paguhen per arsye te mbylljes se aktivitetit te sipermarrjes ku ata punojne per shkak te karantines, perfshire edhe te gjithe ushtruesit e profesioneve te lira. Pagesat te kryhen ne numrat e llogarise se te punesuarve.

3.Te rimbursohen nga shteti sigurimet shoqerore dhe shendetesore te kategorive te punonjsve te trajtuar me 80% te pages,per te gjithe periudhen ne te cilen keta punonjes do te jene pa pune per shkak te karantinimit dhe kohes qe do ti duhet biznesit per te rikthyer aktivitetin e biznesit te tyre ne pune.

4.Subvencionim per te gjithe fermeret prodhimet e te cileve nuk mund te shiten per arsye te bllokimit te transportit apo te pamundesise se sigurimit te imputeve bujqesore dhe per pasoje mos realizimit te prodhimit bujqesor. AZHBR duhet te beje nje disbursim me procedura te pershpejtuara per çdo fermer.

5.Subvencionim te te gjithe pagesave, qe te palikujdura studenteve si detyrime per  vitin shkollor 2019 – 2020.

6.Shtyrje e pagesave te TVSH si dhe tatimeve te bizneseve per nje periudhe  me te vone, ne vleresim te kohezgjatjes se karantines, por jo me pare se  muaji qershor.

7.Per te gjithe ata qytetare qe jane te regjistruar ne asistence si dhe per pensionistet, shteti te marre persiper rimbursimin e faturave te energjise dhe te ujit.

Bilanci i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 5 raste të reja, duke shkuar në 64 nurmi i të infektuarve.  Sot, konfirmohen tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë.  Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 monika kryemadhi plani me 7 pika i lsi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 monika kryemadhi plani me 7 pika i lsi

Sondazh

Poll