Politike

“Të përjashtohen kamatvonesat dhe taksat vendore”, Basha nxjerr propozimet e Voltana Ademit, si mund të dalë Shkodra nga

19 Mars 2020, 13:30 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar masat dhe veprimet e propozuara nga kryebashkiakja Voltana Ademi, me anë të të cilave Shkodra mund të përballojë krizën. Në një status në rrjetet sociale, Basha ka përhsnëdetur vednimin e Ademit dhe shkruan se çdo vendim të propozuar do ta kishte marrë pa hezitim në qeverisje, për t’u shërbyer njerëzve dhe vendit. Në propozime përfshihen:

A: Të përjashtohen nga taksa e pronës dhe tarifat vendore (pastrim, gjelbrim, ndriçim publik) për një periudhë 3-mujore viti 2020, për të gjitha kategoritë e taksapaguesve.

B: Të përjashtohen nga kamatvonesat e detyrimeve vendore dhe gjobave për të gjitha kategoritë e taksapaguesve.

“Situata emergjente kërkon masa dhe veprime konkrete! Çdo ditë që kalon biznesi dhe qytetarët përjetojnë vështirësi të dyfishta. Gjendjes së jashtëzakonshme diktuar nga Covid 19 i shtohet dhe pamundësia e bizneseve për të mbijetuar dhe e një shumice qytetarësh për të siguruar ushqim në pamundësi për të punuar. Për këtë arsye përshëndes vendimin e Kryetares së Bashkisë së Shkodër Voltana Ademi për tu gjendur në krah të qytetarëve dhe bizneseve. Ky është standarti i Partisë Demokratike. Çdo propozim i yni është i zbatueshëm dhe çdo vendim të propozuar do ta kisha marrë pa hezitim në qeverisje, për t’u shërbyer njerëzve dhe vendit. Uroj dhe bëj thirrje që pa humbur kohë të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryebashkiakes Ademi për përjashtimin nga detyrimet vendore për individët, familjet, personat fizikë dhe juridikë, dhe që çdo bashki tjetër të adoptojë të njëjtat masa në mbrojtje të interesave të qytetarëve.

A: Të përjashtohen nga taksa e pronës dhe tarifat vendore (pastrim, gjelbrim, ndriçim publik) për një periudhë 3-mujore viti 2020, për të gjitha kategoritë e taksapaguesve.

B: Të përjashtohen nga kamatvonesat e detyrimeve vendore dhe gjobave për të gjitha kategoritë e taksapaguesve,“- shkruan Basha.

Bilanci i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 5 raste të reja, duke shkuar në 64 nurmi i të infektuarve.  Sot, konfirmohen tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë.  Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll