Bota

Ventilatorët për koronavirusin, e vetmja pajisje që po kërkohet sot nga e gjithë bota për të shpëtuar jetën e njerëzve

19 Mars 2020, 18:08 Nga DOSJA
Ventilatorët për koronavirusin, e vetmja pajisje që po

ITALI– Mungesa e theksuar e ventilatorëve për pacientët me koronavirus i vendos prodhuesit para një situate të vështirë sikurse të ishte kohë lufte.

Qeveritë  e vendeve të ndryshme dhe prodhuesit janë duke miratuar masa drastike për të prodhuar më shumë ventilatorë, pasi pandemia e koronavirusit po gjunjëzon spitalet e vendeve më të fuqishme në botë.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka kërkuar  prodhimin e kësaj pajisje thelbësore për të shpëtuar jetën e të sëmurëve me COVID-19.

Helen Meese, nënkryetare e departamentit të inxhinierisë biomjekësore në Institutin e Inxhinierëve Mekanikë, tha për CNN se kishte “një nevojë të madhe” për ventilatorët, veçanërisht pasi bota përgatitet për këtë situatë të  vështirë ku virusi kinez po arrin kulmin.

Organizata Botërore e Shëndetit ka nxitur të gjitha vendet që të qëndrojnë e të punojnë me optimizëm, ndërsa ka thënë se po shtohet numri i pajisjeve të ventilimit të mushkërive, i cili ndihmon ose zëvendëson funksionet e frymëmarrjes për pacientët në gjendje kritike për jetën, që pompuar oksigjenin në gjak dhe ruan funksionimin e organeve.

Terapia e oksigjenit është ndërhyrja kryesore e trajtimit për pacientët me Covid-19 të rëndë,” tha OBSH.

Në shkurt, kur qyteti i Wuhan ishte epiqendra e shpërthimit të koronavirusit, Kina u kthye në pjesën tjetër të botës për të ndihmuar me një mungesë të rëndë të kësaj pajisje.  Departamenti i pajisjeve industriale në Kinë tha se kishte prodhuar më shumë se 15,000 ventilatorë dhe po mundohej të prodhonte akoma më shumë.

Tani epiqendra e shpërthimit është zhvendosur në Evropë, ku në Itali numri i viktimve është rritur ndjeshëm. Vende në të gjithë botën  janë në kërkim të mënyrave për të rritur shpejt furnizimin e ventilatorëve.

Kreu i agjencisë gjermane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve të mërkurën bëri thirrje për më shumë ventilatorë për të luftuar koronavirusin, ndërsa zyrtarët e New York thanë që shteti ishte  në kërkim të këtyre pajisjeve.

Edhe kryeministri britanik Boris Johnson nxiti më shumë se 60 prodhues kryesorë “të ndihmojnë Mbretërinë e Bashkuar që të rrisin prodhimin e pajisjeve mjekësore që shpëtojnë jetën e njeriut.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 3405 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 64 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson koronavirusi ne bote ventilatorë për koronavirusin boris johnson koronavirusi ne bote ventilatorë për koronavirusin

Sondazh

Poll

Bota 19 Mars 2020, 17:51

SPANJË-Itziar Ituno, aktorja e serialit më të famshëm të momentit, “La Casa De Papel”, ka rezultuar pozitive, pasi është testuar për koronavirus.  Lajmin s...

Bota 19 Mars 2020, 17:37

Sa mund të zgjasë sëmundja e koronavirusit?

TIRANË– Siç është përhapur Covid-19, po kështu kemi frikën tonë për sipërfaqet. Tani ka disa skena të njohura në vende publike në mbarë botën,  si h...