Bota

Thaçi telefonon Erdoganin: Turqia do të jetë në shërbim të Kosovës për ta luftuar koronavirusin

19 Mars 2020, 17:57 Nga DOSJA
Thaçi telefonon Erdoganin: Turqia do të jetë në

KOSOVË- Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Turqia Recep Tayyip Erdogan. Thaçi ka thënë se ka kërkuar nga presidenti Erdogan që t’i mbështes në mjete medicionale, logjistike dhe teknike për ta luftuar koronavirusin.

Thaçi në një reagim në Facebook, shkruan se Presidenti Erdogan u zotua se gjithçka që Turqia ka në dispozicion do të jenë në shërbim edhe të popullit të Kosovës.

Sapo përfundova një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, mikun tim dhe të popullit të Kosovës, Recep Tayyip Erdogan. Biseduam për marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve për tejkalimin e kësaj situate dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Presidentit Erdogan i kërkova mbështetje medicionale, logjistike dhe teknike për ta luftuar në mënyrë më efektive këtë pandemi dhe për ta mbrojtur më mirë popullin e Kosovës. Presidenti Erdogan u zotua se gjithçka që Turqia ka në dispozicion do të jenë në shërbim edhe të popullit të Kosovës. Gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e Presidentit Erdogan dhe popullit turk”, shkruan Kurti.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci koronavirusi ne kosove reccep tayyip erdogan hashim thaci koronavirusi ne kosove reccep tayyip erdogan

Sondazh

Poll

Bota 19 Mars 2020, 17:51

SPANJË-Itziar Ituno, aktorja e serialit më të famshëm të momentit, “La Casa De Papel”, ka rezultuar pozitive, pasi është testuar për koronavirus.  Lajmin s...

Bota 19 Mars 2020, 17:37

Sa mund të zgjasë sëmundja e koronavirusit?

TIRANË– Siç është përhapur Covid-19, po kështu kemi frikën tonë për sipërfaqet. Tani ka disa skena të njohura në vende publike në mbarë botën,  si h...