Politike

Thellohet MISTERI i SMS-së së Bashës, kryedemokrati nxjerr bisedën e tij, pse thotë 2 herë ‘patjetër’, kush i fshiu m

19 Mars 2020, 11:54 Nga DOSJA

TIRANË- Që nga mbrëmja e vonë e të enjtes e deri më sot, klasa politike shqiptare nuk po gjen qetësi. Shkak është bërë një pyetje e pavend, që është lexuar nga drejtuesja e Open, Eni Vasili, në kohën kur po intervistonte kryeministrin Edi Rama.

Mesazhi, që sipas Vasilit, ka shkuar nga numri i telefonit të Lulzim Basha, kishte si përmbajtje “Eni, pyete kryeministrin, a është i gatshëm të japë dorëheqjen dhe të ma kalojë mua drejtimin e qeverisë?”. Gazetarja nxorri edhe screenshotin (fotografi e ekranit), që sipas saj, provonte se pyetja kishte ardhur nga adresa e Bashës. Por Basha dhe PD kanë 24 orë që e mohojnë me forcë këtë SMS. Kështu në mediat pranë kryetarit të PD, qarkullon një screenshot tjetër, kësaj here i bërë nga telefoni i Bashës.

Ndryshe nga Vasili, ku biseda mbyllet tek mesazhi me pyetjen e Bashës, në këtë bisedë, shihet një sms nga Vasili për Bashën ku përsëritet dy herë, në mënyrë thuajse pa kuptim, fjala “Patjetër”, duke hedhur hije dyshime se biseda mund të ketë patur mesazhe të tjera.

Ende nuk ka një sqarim të qartë të asaj që ka ndodhur, nëse dikush i ka përdorur telefonin Bashës, për mënyrën sesi është dërguar kjo pyetje tek Vasili, por ajo që dihet me siguri, është se demokratë e socialistë janë tejet të interesuar për të.

Incidenti ndodhi një natë më parë, teksa Vasili kishte në lidhje Skype kryeministrin Edi Rama, dhe lexoi një mesazh që sipas saj kishte ardhur nga kryedemokrati Lulzim Basha. Sipas SMS-së, Basha i kërkonte Vasilit ta pyeste Ramën nëse ishte i gatshëm të linte atë të drejtonte qeverinë. Më pas gazetarja lexoi një tjetër mesazh nga kryedemokrati Basha, i cili shkruante se nuk ishte ai personi që e kishte dërguar SMS-në e parë. Mister mbetet mënyra se si ai mesazh mbërriti në duart e Vasilit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike eni vasili lulzim basha mesazhi i bashes per ramen eni vasili lulzim basha mesazhi i bashes per ramen

Sondazh

Poll

Politike 18 Mars 2020, 22:46

TIRANË- Një mesazh i Lulzim Bashën në telefonin e Eni Vasilit trazoi ujrat e bisedës në emisionin “Open”. Pas qetësimit të debatit mes Eni Vasili dhe Edi R...