Aktualitet

Vetëizolohet familja me 5 anëtarë në Frakull të Fierit/Lidhja familjare me çiftin e infektuar në Dërmenas, kur u takuan

19 Mars 2020, 11:20 Nga DOSJA
Vetëizolohet familja me 5 anëtarë në Frakull të

Fier-Një familje me 5 anëtarë në fshatin Frakull të Fierit është vetëzoluar në banesën, pasi kanë pasur kontake me çiftin nga fshati Dërmenas, të cilët janë të infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kryefamiljari i familjes në Frakull ka motër, gruan e infektuar në Dërmeas. Të njëjtat burime bëjnë me dije se kontakti i tyre i fundit ka qenë në 6 mars dhe për këtë arsye kjo familje është urdhëruar të izolohet. Deri më tani asnjë nga familjarët nuk ka shfaqur simptoma.

Rritet bilanci i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 5 raste të reja, duke shkuar në 64 nurmi i të infektuarve.  Sot, konfirmohen tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë.  Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll