Bota

“Faleminderit për asgjë”, Aleksandër Vuçiç i zhgënjyer nga BE

18 Mars 2020, 19:56 Nga DOSJA
“Faleminderit për asgjë”, Aleksandër

SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një deklaratë për shtyp ka treguar se është shumë i zhgënyer nga Evropa pasi ajo nuk e ka ndihmuar për mjetet dhe ilaçet mjekësore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ai ka theksuar se i ka kërkuar ndihmë Kinës dhe beson se ajo është e vetmja që mund ta ndihmojë në këtë kauzë. Gjithashtu ai është treguar shumë ironik ndaj Evropës duke thënë se ato e donin Serbinë vetëm kur ju interesonte, ndërsa tani në kushte të vështira ndalon transportinim e mjeteve mjekësore, që tashmë i duhen më së shumti Serbisë.

Ai e ka mbyllur fjalimin e tij me plot mllef duke i premtuar popullit, që për këtë do të gjentë mënyrën se si të falenderonte Evropë.

“Besoj se deri me tani e keni kuptuar se solidariteti evpropian nuk ekziston. E gjitha ishte një përrallë e shkruar. Sot kam dërguar një letër të veçantë sepse kam pritshmëri të mëdha dhe shpresë tek të vetmit që mund të na ndihmojnë në këtë situatë të vështirë , kam nisur një letër drejt presidentit të Kinë Xi. Ku për herë të parë me disa ngjarje me kinezet ia drejtoj jo vetem nje miku por një vëllau, jo imi personalish por i këtij vendi. Që sot siç mund ta keni dëgjuar ne nuk mund të importojmë mallra drejt BE-së, që Ursula Von der Leyen e bëri të qartë pak më herët. Ne nuk kemi të drejt të importojmë mjete mjekësore nga BE. Ata nuk kanë mjaftueshëm për vete. Nuk është fare e drejtë. Kjo rezulutë është krijuar nga persona që na e kanë dhënë leksione se si nuk duhet të blejmë mallra nga Kina, të cilët donin që ne të përshateshim me kushtet e tenderave në mënyrë që çmimi mos të ishte primar, pasi mallrat e tyre janë shumë cilësor. Kështu që duhet të blejmë çdo gjë nga Evropa. Kur ata kishin nevojë për para serbe thonin që duhet të krijonim tendera dhe t’i përshtatnim kushtet në mënyrë që kompanitë Evropiane të fitonin paratë serbe. Ndërsa në momente vuajtjeje dhe dhimbje, paratë serbe nuk u duhen. Thua se po ia kërkojmë që ti marrim falas. Unë besoj tek vëllau dhe miku im Xi Jinping dhe besoj te ndihma e Kinës dhe i vetmi shtet që mund të na ndihmojë është Kina. Për të gjithë të tjerët faleminderit për asgjë. Më besoni do të gjej një mënyrë për t’i falenderuar. Fjalimi i sotëm është ai i një presidenti, një presidenti të mirë dhe të sjellshëm.”- ka thënë ai.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aleksander vucic aleksander vucic

Sondazh

Poll