Bota

S’pyesin për koronavirus/ Çifti thyen vetë-karantinimin, kapen ‘mat’ nga Policia duke bërë seks në makin

18 Mars 2020, 19:56 Nga DOSJA
S’pyesin për koronavirus/ Çifti thyen vetë-karantinimin,

MILANO– Italia regjistron në ditë qindra të vdekur prej koronavirusit, por kjo nuk i ka ndaluar të gjallët që të argëtohen. Një çift është kapur duke bërë seks në një makinë, në një prej rrugëve të Milanos duke shkelur rregullat e vetë-karantinimit.

Të ndaluarit nga Policia ishin një burrë 23-vjeçar egjiptian dhe gruaja 40-vjeçare tuniziane, megjithatë nuk është vendosur ende se si do të ndëshkohen.

Për shkak të gjendjes së vështirë në të cilën gjendet vendi për shkak të koronavirusit, italianët lejohen të dalin nga shtëpia vetëm për të blerë ushqim apo edhe për të punuar nëse e kanë të domosdoshme.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2978 persona.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni itali kronavirusi ne itali itali kronavirusi ne itali

Sondazh

Poll