Bota

Qeveria Kurti drejt rrëzimit, Isa Mustafa: LDK do iniciojë një mocion mosbesimi

18 Mars 2020, 19:05 Nga DOSJA
Qeveria Kurti drejt rrëzimit, Isa Mustafa: LDK do iniciojë një

KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur pas mbledhjes urgjente që ka patur në parti, k uka treguar detaje nga vendimet që kanë marrë. Në një konferencë për mediat, Mustafa tha se do të iniciojë një mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Patëm mbledhjen e kryesisë, trajtuam situatën aktuale në vendin tonë shkaktuar nga rrezikimi i prishjes së marrëdhënieve me SHBA’në si rezultat i mos heqjes së tarifës edhe pse kërkuan pareshtur si aleati yni dhe problemin që sot ka lind me shkarkimin në kundërshtim me marrëveshjen për bashkëqeverisje të ministrit Veliu. Sot në mbledhje e diskutuam dhe kemi vendosur që LDK’ja të iniciojë mocionin e mosbesimit për të rrëzuar Qeverinë Kurti”, tha  Mustafa.

Mustafa më tej shtoi se vendimi për mocion mosbesimi ka ardhur pasi sipas tij Kurti nuk respektoi marrëveshjen e koalicionit duke mos u konsultuar fare me kryetarin e partisë në koalicion për ta shkarkuar një ministër të saj. “Sot është shkarkuar një ministër i LDK-së, në kundërshtim me marrëveshjen për koalicion. Nëse kryeministri ka vërejtje për ministrat e LDK-së, duhet të konsultohet me kryetarin e LDK-së fillimisht, e nuk ka ndodhur të konsultohet me mua”, tha Mustafa.

Më tej numri një i LDK tha se ky vendim erdhi edhe si rezultat i rrezikimit të mardhënjeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Unë dëshiroj t’iu them se me 12 të këtij muaji e kam takuar Kurtin se bashku me kryeparlamentaren Osmanin dhe zv kryeministrin Hotin dhe kam kërkuar nga ai që të heqë tarifën pa kushte si e kërkon SHBA’ja, sepse rrezikimi i mardhënjeve nuk është në dobi të vendit tonë për shkak të një tarife të cilën nuk e ka vënë as LDK’ja as Vetëvendosja. Kam dhënë arsyet tona ne si LDK, është miqësia e përhershme me SHBA’në dhe ne nuk mund ta cenojmë identitetin tonë politik dhe as bashkëpunimin tonë me vendin që na ka ndihmuar ta fitojmë lirinë dhe pavarësinë”, ka thënë Mustafa.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni agim veliu isa mustafa qeveria kurti agim veliu isa mustafa qeveria kurti

Sondazh

Poll