Bota

Britania e Madhe në telashe/ Koronavirusi ‘gjunjëzon’ ekonominë, paundi britanik zhvlerësohet si kurrë më parë përku

18 Mars 2020, 18:56 Nga DOSJA
Britania e Madhe në telashe/ Koronavirusi ‘gjunjëzon’

BRITANI-Monedha e Paundit, gjatë kësaj periudhe ka rënë në nivelin më të ulët ndonjëherë kundrejt dollarit. Kjo ulje nuk ka ndodhur që prej vitit 1985, dhe si shkak është caktuar përhapja e pandemisë së koronavirusit, e cila mendohet se ka prekur edhe tek investitorët.

Aktualisht 1 paund po tregtohet me 1.15 dollarë, një rënie prej gati 5% në vetëm një ditë. Neil Wilson, shefi i analistit për Markets.com.thotë se kjo është periudha më e vështirë e shitjes së monedhës.

“Kjo është periudha më e keqe e shitjes së pastër që mund të kujtoj. Paketa fiskale e qeverisë padyshim që nënkupton më shumë hua për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar, por si paguajmë për të gjitha këto?“- u shpreh ai.

Deri më tani në Britani janë 1543 raste, ku 150 janë regjistruar vetëm ditën e sotme, ndërsa viktimat janë 36.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2503 persona.Sa i përket Shqipërisë janë 55 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 17 persona të infektuar.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirusi ne britani ulet paundi coronavirusi ne britani ulet paundi

Sondazh

Poll