Politike

Basha kërkon rishikimin e Buxhetit 2020: Duhen fonde shtesë për shëndetësinë dhe shtresat në nevojë

18 Mars 2020, 19:39 Nga DOSJA
Basha kërkon rishikimin e Buxhetit 2020: Duhen fonde shtesë për

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë sot se ai nuk do ndalet me propozimet dhe i bën thirrje qeverisë të dëgjojë masat e opozitës. Në një intervistë për Neës 24, Basha ka kërkuar dhe rishikimin e Buxhetit të vitit 2020 dhe të ketë fonde shtesë, për shëndetësinë, shtresat në nevojë dhe masa lektësuese për ekonominë.

“Tani është koha që të hidhen hapa dhe Shqipëria të mos vazhdojë të mbetet mbrapa çdo vendi tjetër që po i hedh këto hapa. Kjo është thirrja ime. Nuk është vetëm thirrje, është edhe një paketë konkrete masash e detajuar, e kostuar, e llogaritur për mundësitë e Shqipërisë sot“, tha ndër të tjera Basha.

PJESË NGA DEKLARATA

Është koha të rishikohet buxheti i shtetit 2020, të rishikohet pa vonesa të mëtejshme, të aplikohen këto fonde në 3 fronte kryesore të betejës: Shëndetësia, me theks mbrojtja e personelit shëndetësor dhe sigurimi i pajisjeve, Shtresat në nevojë, të gjithë ata që janë në pamundësi totale ekonomike, duke përfshirë këtu edhe ata që janë në pamundëis të marrjes së pagës, për shakak të masave shtrënguese ndaj ndërmarrjeve apo për shkak se janë të punësuar në bzinese të vogla që goditen nga këto masa dhe masat lehtësuese ekonomike.

Tani është koha që të hidhen hapa dhe Shqipëria të mos vazhdojë të mbetet mbrapa çdo vendi tjetër që po i hedh këto hapa. Kjo është thirrja ime. Nuk është vetëm thirrje, është edhe një paketë konkrete masash e detajuar, e kostuar, e llogaritur për mundësitë e Shqipërisë sot. Do të uroja shumë që në vend të debatit politik, në vend të batutave, që nuk sjellin as ushqim për shqiptarët, nuk sjellin as zgjidhje për ekonominë, as pajisje për shëndetësinë, të fokusohemi në këto zgjidhje realiste. Padyshim, ekspertiza jonë mbetet në dispozicion të qeverisë për t’i orientuar, për të parë sesi realizohen këto masa, që nuk janë asgjë tjetër përveçse paketa e masave standard që po merr sot bota, e përshtatur për kushtet e Shqipërisë, për t’i ardhur në ndihmë nevojave të sipërmarrjes për t’i dhënë frymëmarrje ekonomisë. Për t’i dhënë minunimunin jetik qytetarëve në nevojë dhe shëndetësisë pajisjet e nevojshme për t’u përballur me këtë epidemi.  Plani ynë i masave është plotësisht i zbatueshëm, nëse ka mirëmenaxhim, nëse ka transparencë dhe vullnet për t’i çuar paratë aty ku duhet. Për të mos hapur një diskutim tani se çfarë është më e rëndësishme sot, shëndeti, mirëqenia e 3 milionë shqiptarëve apo kontratat e 12 koncesioneve. Nuk dua të jap asnjë çast as përshtypjen më të vogël se këto propozime po i bëjmë për të vënë në vështirësi qeverinë apo për të nxjerrë zbuluar të parin e qeverisë. Pa diskutim është për të vënë në presion të parin e qeverisë, por nuk bëhen as për të fituar ndonjë palë zgjedhje, as për të fituar kredo personale. Bëhet për diçka që shkon përtej PD dhe PS, përtej Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Kur vjen fjala tek jeta dhe shëndeti i qytetarëve, politika në kuptimin e debatit të përditshëm, ndalet. Vlera e vetme është çfarë mund të bëjmë së bashku, çfarë mund të bëjë secili nga përgjegjësitë e veta. Dhe përgjegjësitë e qeverisë padiskutim janë shumë të mëdha, opozita ka përgjegjësitë e veta, çfarë mund të bëjmë së bashku që t’ia dalim mbanë me sa më pak pasoja për bashkëqytëtarët, të afërmit, familjarët, vendin tonë.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri tashmë ka zbritur në 58 të prekur, pasi pacienti i parë u shërua plotësisht. mes 58 të infekturve, dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi luzlim basha masat kunder covid 19 propozimet e bashes koronavirusi ne shqiperi luzlim basha masat kunder covid 19 propozimet e bashes

Sondazh

Poll

Politike 18 Mars 2020, 15:59

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama pasi njoftoi kufizimet e lëvizjeve për këmbësorët në dy orare, në mëngjes dhe pasdite, ka dhënë një urdhër për bankat. Në një...