Politike

Debati për shtimin e numrin të tamponëve, Rama tregon shifrat: Ja sa teste janë kryer në rajon e sa po bëjmë ne

18 Mars 2020, 19:30 Nga DOSJA
Debati për shtimin e numrin të tamponëve, Rama tregon shifrat: Ja

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një grafik ku shihen numrat e testeve që janë kryer në rajon dhe numrat e testeve për koronavirus në Shqipëri. Siç shihet në grafik, Shqipëria është në vendin e dytë në rajon për kryerjen e testeve dhe lë pas disa vende të kanë kryer shumë pak analiza.

Në këtë grafik mungon Maqedonia e Veriut pasi nuk ka konfirmuar zyrtarisht shifrën për 17 marsin sqaron Rama. “Ja sa teste covid-19 janë bërë deri dje në rajonin tonë. Sqaroj se mungon Maqedonia e Veriut sepse nuk dispononim shifrën e konfirmuar zyrtarisht të ditës së djeshme”, shkruan Rama.

Ky grafik është një përgjigje për Partinë Demokratike, e cila ka kërkuar të bëhen më shumë tamponë, por të këtij mendimi janë dhe shumë mjek, të cilët thonë se analizat shpëtojnë jetë.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri tashmë ka zbritur në 58 të prekur, pasi pacienti i parë u shërua plotësisht. mes 58 të infekturve, dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 tamponet per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 tamponet per covid-19

Sondazh

Poll

Politike 18 Mars 2020, 15:59

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama pasi njoftoi kufizimet e lëvizjeve për këmbësorët në dy orare, në mëngjes dhe pasdite, ka dhënë një urdhër për bankat. Në një...