Politike

BE s’i jep ndihma me ilaçe Ballkanit për koronavirusin, Shkëlzen Berisha i shqetësuar, pyet Ramën: Ku do i blejë Shq

18 Mars 2020, 18:40 Nga DOSJA
BE s’i jep ndihma me ilaçe Ballkanit për koronavirusin,

TIRANË– Djali ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni ka shprehur hapur shqetësimin e tij lidhur me politikat e ndjekura nga kreu i qeverisë, Edi Rama për përballimin e situatës së koronavirusit.

Me anë të një statusi në Facebook, Berisha shkruan se BE-ja nuk do të eksportojë ilaçe dhe pajisje mjekësore jashtë vendeve anëtare dhe se Serbia do t’i blejë nga Kina, ndërsa Shqipëria nuk ka marrë ende një vendim. Berisha shkruan se në momentin që kryeministri Rama do të marrë një vendim në treg nuk do të mbetet më asgjë për të blerë.

“BE ka marrë vendimin për të mos eksportuar ilaçe dhe pajisje mjekësore jashtë vendeve të unionit pasi u duhen për shtetasit e tyre. Presidenti serb tejet i zhgënjyer nga kjo masë bëri të qartë përmes një konferencë për shtyp se zgjidhja e vetme për Serbinë kishte mbetur Kina. Pa asnjë paragjykim për qëndrimin apo zgjedhjen e tij, natyrshëm lind pyetja, nëse Serbia nuk ka ku blen pajisje mjekësore dhe ilaçe, ku do t’i blejë ato Shqipëria? Nëse BE nuk ka mjaftueshëm për shtetasit e saj, ku do i gjejnë këto pajisje shteti dhe kompanitë shqiptare. Kam frikë se kur Rama të lodhet duke na përqafuar e kërcënuar nga larg, në tregun ndërkombëtar nuk do kenë mbetur më as ushqime e letra higjienike, jo me ilaçe dhe pajisje mjekësore,”-shkruan Berisha.

POSTIMI I PLOTË:

 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri tashmë ka zbritur në 58 të prekur, pasi pacienti i parë u shërua plotësisht. mes 58 të infekturve, dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 shkëlzen berisha edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 shkëlzen berisha

Sondazh

Poll

Politike 18 Mars 2020, 15:59

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama pasi njoftoi kufizimet e lëvizjeve për këmbësorët në dy orare, në mëngjes dhe pasdite, ka dhënë një urdhër për bankat. Në një...