Politike

Basha mbështet masat e qeverisë: Nuk është koha për debat politik, qytetarëve po u kanoset një rrezik i madh

18 Mars 2020, 18:25 Nga DOSJA
Basha mbështet masat e qeverisë: Nuk është koha për

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë sot se qytetarët do të përballen me një efekt me pasjoa zinxhir nga koronavirusi. Në një intervistë për Neës 24, Basha ka thënë se masat e qeverisë kundër përhpajes së virusit janë të vonuara, por tha se nuk është koha për debat publik dhe mbështet qeverinë në luftën kundër COVID-19. Numri një i opozitës tha se e gjithë politika duhet të ketë vëmendjen tëk qytetarët dhe tek problemet e tyre kryesore shëndeti i tyre dhe për pensionistët dhe të varfërit.

Si i vlerësoni masat e qeverisë?

Nuk dua të bëj asnjë aludim për debat politik, pasi sot nuk është cështje debait mes meje dhe Ramës. Ajo që na shqetëson sot është shëndeti i shqitparëve. Mënyra më e mirë është distancimi social, kufizimi në grup. Kjo do të vijojë të shkaktojë pasojë në ekonomi. Ajo që jemi përpjekjur të bëjmë është të përpiqemi të fokusohemi në dy problemet kryesore: shëndeti i njerëzve, që nis me personelin mjekësor, stafin mjekësor, gjithë punonjësit e shëndetësisë, ku siguria e tyre është kyqe. Kemi kërkuar të jenë ata përfituesit e parë të testimit të vazhdueshëm, për t’i bërë ballë kësa situate. Së dyti, masat për popullsinë në përgjithësi. Testimi, testimi, testimi për të gjithë. Sot është njoftuar më në fund një tender për respiratorët, pajisjet e nevojshme për trajtimin e këtyre pacientëve. Ka mbi 10 ditë që kanë nisur masat shtrënguese, por këto masa duhet të ishin marrë më parë.

A janë të mjaftueshme këto masa?

Qëndrimin tonë e kemi shprehur. Ato ndërmarrje ku distancimi social është i pamundur, duhet proceduar me mbylljen e tyre. Mbyllja e tyre ka qenë kërkesë që ne e kemi mbështetur dhe do vazdhojmë ta mbështesim. Për masat që ne do kërkojmë llogari, por sot nuk është koha. Masat që po kërkojmë ne janë masa përmbajtësore. Duhet përkujdesi social, për njerëzit në moshë, të sëmurët. Kujdesi shëndetësor dhe kujdesi ekonomik, sepse rreziku nis me shoqërinë, por do t’i përcillet ekonomisë.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri tashmë ka zbritur në 58 të prekur, pasi pacienti i parë u shërua plotësisht. mes 58 të infekturve, dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat kunder covid 19 koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Politike 18 Mars 2020, 15:59

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama pasi njoftoi kufizimet e lëvizjeve për këmbësorët në dy orare, në mëngjes dhe pasdite, ka dhënë një urdhër për bankat. Në një...