Politike

Tenderi i Ministrisë për respiratorë, PD: Rama s’ka marrë asnjë masë, sot hapi tender urgjent

18 Mars 2020, 15:04 Nga DOSJA
Tenderi i Ministrisë për respiratorë, PD: Rama s’ka

TIRANË- Partia Demorkatike me anë të ish-deputetes, Albana Vokshi ka reaguar për masat e mara nga qeveria për të përballuar situatën e COVID-19. Në një reagim në Facebook, Vokshi shkruan se qeveria nuk ka dëgjuar deklaratat e PD dhe sot ka hapur tender urgjent për blerjen e aparatëve respiratorë.  Më tej ish-deputetja shprehet se situata nuk menaxhohet as me shpalljet e gjobave në ERTV, as me daljet e Ramës nga vila 2 milionë euro në Surrel, aq më pak, me sulme ndaj çdo propozimi të opozitës.

“Me gjoba nuk zgjidhet asgjë. Duhen masa mbrojtëse për stafin mjekësor, duhen tamponë dhe kite për testimin e popullatës, duhen pajisjet e nevojshme mjekësore për përballimin e fluksit. Asgjë prej këtyre në kohë, megjithëse Kryetari i PD Lulzim Basha, prej ditësh, i ka bërë thirrje qeverisë të marrë masa për pajisjen e spitaleve me mjetet e nevojshme, përfshirë,  aparatët respiratorë. Vazhdimisht, kryeministri e ka hedhur poshtë duke theksuar se spitalet kanë pajisje të nevojshme.

Sot mediat publikuan dokumenta se Ministria e Shëndetësisë ka hapur me urgjencë tenderin me afat vetëm 24 orë për blerjen e këtyre pajisjeve. Situata nuk menaxhohet as me shpalljet e gjobave në ERTV, as me daljet e Ramës nga vila 2 milionë euro në Surrel, aq më pak, me sulme ndaj çdo propozimi të opozitës. Për shëndetin e mjekëve dhe të shqiptarëve duhen veprime të shpejta, që i paraprijnë përkeqësimit të situatës. Qytetarët kanë nevojë për dikë që qeveris dhe merr vendime në kohën e duhur për interesin e tyre. Qytetarët duan zgjidhje, jo të shtyjnë  kohën duke parë Edi Ramën në televizor në mëngjes, në drekë dhe në darkë“, shkruan Albana Vokshi.

Dosja.al raportoi sot ekskluzivisht për tenderin urgjent të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për blerjen e aparatëve respiratorë, një pajisje jetike për të gjithë ata që rrezikojnë komplikacione nga prekja me COVID-19. Dosja.al publikoi dhe dokumentet e tenderit ku shihet se në objekt është: “Furnizim, vendosje respiratorë me dy modalitete për adultë dhe moshë pediatrike për COVID-19”. Ajo që binte në sy është afati 24 orë që është lënë nga Ministria, që është data 18.3.2020, ora 17:00.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri tashmë ka zbritur në 58 të prekur, pasi pacienti i parë u shërua plotësisht. mes 58 të infekturve, dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi edi rama masat kunder covid 19 tenderi i aparateve respiratore albana vokshi edi rama masat kunder covid 19 tenderi i aparateve respiratore

Sondazh

Poll