Politike

U bllokuar nga COVID-19, Ministria e Jashtme njofton të gjithë shqiptarët në Suedi: Mund të aplikoni për zgjatje të afati

18 Mars 2020, 15:53 Nga DOSJA
U bllokuar nga COVID-19, Ministria e Jashtme njofton të gjithë

TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashmte na nisur punën për mos penalizimin e qytetarët ëshqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të Shengen dhe kanë mundësi qëndrimi vetëm 90 ditë. Në një njoftim për mediat MEPJ, bën me dije se të gjithë shqiptarët që ndodhen në Suedi, pasi të provojnë se nuk kanë pasur mundësi ti lënë këto vende për shkak të anulimit të fluturimeve, mund të aplikojnë për zgjatje të afatit të qëndrimit, me kusht që ky afat të mos i kalojë 90 ditët.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Suedi, se të gjithë personat që janë në gjëndje të provojnë se nuk kanë pasur mundësi të lenë Suedinë për shkak të anullimit të fluturimit, ose shkaqe të tjera, mund të aplikojnë për zgjatje afatit të qëndrimit, me kusht që ky afat të mos i kalojë 90 ditët. Nëse qëndrimi në zonën Schengen do t’i kalojë 90 ditët, duhet të aplikojnë për një VIZË Vizitori.  Ky aplikim njofton MEPJ duhet të kryhet para se të skadojë afati i qëndrimit të deritanishëm”, shkruan ministria.

Po sot janë marrë masa për disa dhjetëra qytetarë që ishin bllokuar në Çeki e Gjermani dhe është bërë i mundit kthtimi i tyre. Aplikimi bëhet duke ndjekur udhezimet në linkun e mëposhtëm të Portalit Diplomatik; https://www.government.se/government-of-sweden/ministry-for-foreign-affairs/diplomatic-portal/

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri tashmë ka zbritur në 58 të prekur, pasi pacienti i parë u shërua plotësisht. mes 58 të infekturve, dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 shqiptaret ne suedi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 shqiptaret ne suedi

Sondazh

Poll