Politike

“Faleminderit nga zemra”, Yuri Kim mesazh mjekëve e infermierëve: Falë sakrificës suaj, do t’ia dalim

18 Mars 2020, 15:39 Nga DOSJA
“Faleminderit nga zemra”, Yuri Kim mesazh mjekëve e

TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë ka shpërndarë sot një video-mesazh, ku ka falenderuar të gjithë mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të luftës më COVID-19. Në video Kim shprehet se ata mishërojnë çdo gjë që bota adhuron tek shqiptarët, kurajë, besnikëri dhe këmbëngulje. Më tej ambasadorja shprehet optimiste dhe thotë se falë sakrificës së tyre e gjithë Shqipëria do ia dalë në këtë luftë me virusin.


Ndërsa bashkojmë forcat për të luftuar koronavirusin, doja të merrja disa çast e për të falënderuar në emër të të gjithë Ambasadës së SHBA, të gjithë doktorët, infermierët, sanitarët, të gjithë ata që kanë bërë përpara për t’u siguruar që të gjithë ne të jemi të sigurt, dhe që shërbimet jetësore të vazhdojnë. Faleminderit shumë për sakrificën tuaj. Ju mëshironi çdo gjë që e gjithë bota adhuron tek Shqipëria dhe populli shqiptar, kurajë, besnikëri dhe këmbëngulje, pavarësisht rrethanave. Falë sakrificës suaj, ne do t’ia dalim së bashku. Faleminderit shumë, faleminderit nga zemra”, thotë ambasadorja e SHBA.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri tashmë ka zbritur në 58 të prekur, pasi pacienti i parë u shërua plotësisht. mes 58 të infekturve, dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 yuri kim koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 yuri kim

Sondazh

Poll