Politike

18 Mars 2020, 15:59 Nga DOSJA

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama pasi njoftoi kufizimet e lëvizjeve për këmbësorët në dy orare, në mëngjes dhe pasdite, ka dhënë një urdhër për bankat. Në një njoftim në Facebook, Rama shkruan se sportelet e bankave do jetë të hapura vetëm në oraret 06:00 deri në 10:00 në mëngjes dhe nga ora 16:00 deri në 18:00 pasdite. Kreu i qeverisë se kjo është zgjidhje e vetme dhe u bënë thirrje të gjithëve të kuptojnë se kjo është luftë dhe nuk është një lojë.

“? BANKAT KANË HALL SE S’DO IU SHKOJNË NJERËZ GJATË DITËS NË SPORTELE, MEQË NGA NESËR DO TË NDALOHET LËVIZJA NË KËMBË NGA ORA 10.00 DERI NË 16.00? TA KUPTOJNË EDHE BANKIERËT SE JEMI NË LUFTË DHE T’I HAPIN SPORTELET NGA ORA 06.00 – 10.00 NË MËNGJES DHE NGA ORA 16.00 – 18.00 PASDITE! ? NUK KEMI SI IA BËJMË NDRYSHE, TË GJITHË DUHET TË BËJNË SAKRIFICËN E TYRE TË VOCKËL NË KËTË LUFTË TË MADHE PËR TË MBROJTUR JETËN!

PO TË KISHTE BORMBARDIME GJATË ORARIT TË NDALUAR ÇFARË DO BËNIN BANKAT? E PRA, FAKTI QË NUK I SHOHIM BOMBAT QË HEDH ARMIKU DREJT NESH, NUK DO TË THOTË SE NUK JEMI NËN BOMBARDIM! ? ADAPTOHUNI MIQ! KJO NUK ËSHTË LOJË PO LUFTË!“, shkruan Rama në Facebook. 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri tashmë ka zbritur në 58 të prekur, pasi pacienti i parë u shërua plotësisht. mes 58 të infekturve, dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 rama urdher bankave edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 rama urdher bankave

Sondazh

Poll