Aktualitet

‘Ti s’do jesh kurrë vetëm’, Rama nxjerr pamjet, pakot me ushqime shkojnë në Thumanë, ‘zemra’ e thyer e tërmetit

18 Mars 2020, 11:21 Nga DOSJA
‘Ti s’do jesh kurrë vetëm’, Rama nxjerr pamjet,

THUMANË– Kryeministri Edi Rama njofton se është bërë shpërndarja e ndihmave edhe tek të prekurit nga tërmeti tragjik i 26-nëntorit. Rama bën thirrje për durim, dhe shton se shpërndarja do të shkojë edhe tek pensionistët e vetmuar. Është ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila drejton operacionin për shpërndarjen e ndihmave.

POSTIMI I PLOTË:

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️

? MBRËMË NË THUMANË

? SOT, NËN DREJTIMIN E MINISTRES SË MBROJTJES, VIJON SHPËRNDARJA ÇADËR MË ÇADËR, NË ZONËN E PREKUR NGA TËRMETI DHE DERË MË DERË, KUDO NË SHQIPËRI TEK PENSIONISTËT E VETMUAR DHE FAMILJET MË TË VARFRA

? DURIM, BESIM DHE PËRSËRI DURIM?

 

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️? MBRËMË NË THUMANË ? SOT, NËN DREJTIMIN E MINISTRES SË MBROJTJES, VIJON SHPËRNDARJA ÇADËR MË ÇADËR, NË ZONËN E PREKUR NGA TËRMETI DHE DERË MË DERË, KUDO NË SHQIPËRI TEK PENSIONISTËT E VETMUAR DHE FAMILJET MË TË VARFRA? DURIM, BESIM DHE PËRSËRI DURIM?

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 18. März 2020

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 59 të prekur, mes tyre dy viktima. Viktima e parë me COVID-19 u shënuar në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”.  Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll