Bota

Gjermani: COVID-19 mund të zgjasë dy vjet/ 7.989 viktima në botë, Italia një nga vendet më të prekura, ndryshimi i strate

18 Mars 2020, 06:40 Nga DOSJA
Gjermani: COVID-19 mund të zgjasë dy vjet/ 7.989 viktima në

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin.

Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty  kanë humbur jetën 2503 persona. Ndërkohë në Francë kanë humbur jetën 175 persona, në Gjermani 26 dhe në SHBA 116.

Koronavirusi është përhapur edhe në Greqi, ku deri më tani numërohen 5 viktima, ndërsa në Maqedoninë e Veriut ka vetëm 31 persona të infektuar. Po kështu edhe në Malin e Zi janë infektuar dy persona. Sa i përket Shqipërisë janë 55 raste,  mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 16 persona të infektuar.

Kryeministri Doug Ford ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Ontario, për të ndihmuar në zhdukjen e koronavirusit, ndërsa qeveria vendase ka marrë masa që asnjë qytetar të mos dalë nga shtëpia përveçse nevojave të rëndësishme për blerjen e ushqimeve dhe ilaçeve.

Ndërkohë edhe Britania e Madhe ka marrë masa drastike ndryshe nga disa ditë më parë ku nuk veproi si shumë vende të tjera që iu frikësuan virusit.

 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 17 Mars 2020, 21:13

NAPOLI– Italia është e izoluar prej koroanvirusit por qytetarët e Napolit kanë zbuluar një tjetër mënyrë për t’u argëtuar në karantinë.Ata kanë filluar që të lu...