Aktualitet

Vrasja e Jurgen Kurtit, Dervis Arapi mohon të ketë ‘gisht’: Jam besimtar dhe në dizpozicion të policisë

20 Mars 2019, 14:58 Nga DOSJA
Vrasja e Jurgen Kurtit, Dervis Arapi mohon të ketë

TIRANË- Dervis Arapi, djali i të ndjerit Agim Arapi, i cili u vra dy vite më parë në Durrës, mohon të ketë lidhje me vrasjen e Jurgen Kurtit, ndërsa shprehet i hapur për hetim.

Në një prononcim për Fax News, Dervis Arapi shprehet se nuk ka ‘gisht’ në këtë ngjarje dhe se nuk e kishte menduar asnjëherë hakmarrjen.

“Unë nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e Jurgen Kurtit. Nuk kam pasur kurrë ndërmend të hakmerresha për vrasjen e babait tim. Unë jam besimtar dhe gjithçka ia lë në dorë Zotit. Unë jam i gatshëm të vihem në funksion të policisë”, – është shprehur ndër të tjera Dervis Arapi. 

Më tej ai ndërsa i shpreh ngushëllimet e tij familjes së të ndjerit, shton se nuk ka ndjerë dhembshuri, pasi sipas tij u përmbush vullneti i Zotit.

Deklarat e plotë:

“Pikë së pari dua të shpreh ngushëllimet e mija për familjen Kurti për humbjen e djalit të tyre. Unë jam besimtar dhe falë pesë vakte. Ndaj e nisa këtë prononcim për ju me ngushëllim. Të dalim tek ngjarja. Unë dhe familja ime nuk kemi asnjë lidhje me vrasjen e Jurgenit.

Jemi në dispozicion të policisë në çdo moment. Unë jam i hapur të dëshmoj, nëse policia ka nevoj për deklarimin tim. Aktualish unë ndodhem në Itali, në zonën e Aleksandrizë ku punojë e jetojë prej vitesh. Nëse policia ka nevojë për mua unë jam i gatshëm të deklaroj. Por sikurse theksova aktualish jam në Itali. Nëse është e mundur policia le të më telefonoj dhe unë i përgjigjem pyetjeve. Që të jemi të qartë nuk po fshihem fare. Nëse policia nuk do të më intervistojë me telefon, nëse ata kanë interes unë vij në Shqipëri. “Nuk kam pasur kurr ndër mënd të hakmerrem për vrasjen e babait tim. Unë gjithca ia lë në dorë Zotit dhe di ai cfarë bënë me ata që ngatërrohen dhe iu bienn në qafë të tjerëve. Pra, të jem i sinqertë, ne fajëzojmë Jurgenin për nisjen e konfliktit me babain tim, ishte ai shkaktari i gjithçkaje. Në momentin që morëm vesh lajmin për vrasjen e tij, të jem i sinqertë nuk ndieva dhëmbsuri, thjesht thash me vetë u përmbush vullneti i Zotit. Pra unë gjithcka e lidh me besimin. Policia tani të gjej kush e ka kryerë këtë vrasje. Unë dhe familja ime jemi në dispozicion të policisë kur dhe ku të duan hetuesit që po merren me zbardhjen e kësaj ngjarjeje”.

Dervis Arapi është shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e ndodhur në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi” të menaxherit të VIP-ave, Jurgen Kurtit. (Lexo këtu)

Në një prononcim për Dosja.al, nëna e Dervis Arapit, Vjollca Arapi, u shpreh se i biri nuk ka lidhje me këtë punë, ndërsa tha se ai ndodhet në Itali. (Lexo këtu)

Djali i Agim Arapit dhe Vjollca Arapit, Dervis Arapi u shpall në kërkim ditën e sotme, si një nga të dyshuarit për vrasjen e Jurgen Kurtit, mbrëmjen e 18 marsit në Tiranë. 

Jurgen Kurti u vra në afërsi të banesës së tij që ndodhet pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. Atij i është zënë pritë nga persona të maskuar, të cilët e kanë qëlluar sapo Kurti ka dalë nga makina për të shkuar në shtëpinë e tij. Jurgen Kurti njihej ndryshe dhe si menaxheri i VIP-ave në Tiranë, ndërsa është akuzuar për dy vrasje, por për asnjërën prej tyre nuk është dënuar. 

(B.B/ Faxweb.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dervis arapi menaxheri i vip-ave vrasja e jurgen kurtit dervis arapi menaxheri i vip-ave vrasja e jurgen kurtit

Sondazh

Poll