Aktualitet

Marku mbledh prokurorët e Gjirokastrës, analizohet puna e vitit të shkuar

20 Mars 2019, 14:28 Nga DOSJA
Marku mbledh prokurorët e Gjirokastrës, analizohet puna e vitit

GJIROKASTËR- Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka marrë pjesë në analizën vjetore të Prokurorisë së Gjirokastrës dhe Përmetit.

Takimi është zhvilluar sot në qytetin e Gjirokastrës, ku Marku ka mbërritur në mesditë nën masa të forta sigurie dhe është pritur nga kreu i Prokuroris së Gjirokastrës Arben Pasho. Më pas takimi është zhvilluar në një prej ambjenteve të hotelit në Pazarin Karakteristik.

Analiza vjetore e organit të akuzës në Gjirokastër është zhvilluar pa praninë e medias për vetë specifikën që mbart, pasi në të mund të jenë dikstuar dhe sekrete hetimore të dosjeve të caktuara.

Pas mbledhjes, Arta Marku nuk ka pranuar të prononcohet për mediat, duke mos treguar asnjë detaj nga takimi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku marku mbledh prokuroret e gjirokastres marku mbledh prokuroret e permetit marku ne gjirokaster arta marku marku mbledh prokuroret e gjirokastres marku mbledh prokuroret e permetit marku ne gjirokaster

Sondazh

Poll