Aktualitet

Shpërthim tritoli në oborrin e një banese në Durrës

20 Mars 2019, 14:14 Nga DOSJA
Shpërthim tritoli në oborrin e një banese në Durrës

DURRËS- Një shpërthim me tritoli ka ndodhur ditën e sotme në oborrin e një banese në qytetin e Durrësit.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 01:15 të mëngjesit, në lagjen nr 17/1 Durrës, në oborrin e banesës së  një 54-vjeçari me inicialet Q.H.

Policia e qytetit bregdetar sqaron se ka shpërthyer një sasi  e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Më datë 20.03.2019, rreth orës 01:15, në lagjen nr 17/1 Durrës, në oborrin e banesës së shtetasit Q.H., 54 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lendë e dyshuar plasëse ,duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje , identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres shperthim me tritol durres shperthim me tritol

Sondazh

Poll