Bota

Presidenti Thaçi propozon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, nesër publikohen masat ndaj koronavirusit

17 Mars 2020, 22:21 Nga DOSJA
Presidenti Thaçi propozon shpalljen e gjendjes së

KOSOVË- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka propozuar Kuvendit të Kosovës dekretin për gjendje të jashtëzakonshme në Kosovës.

Pas mbledhjes me Këshillin e Sigurisë dhe pas konsultimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, Thaçi propozoi dekretin për gjendje të jashtëzakonshme.

Në këtë kohë, në rrethana të papërjetuara në Kosovë dhe rajon, Kosova nuk është vend i izoluar, është e përfshirë nga koronavirusi që paraqet shqetësim për gjithë botën, gjithë njerëzimin, paraqet shqetësim edhe për Kosovën pas paraqitjes së rasteve të fundit. Sonte jemi të detyruar të deklarojmë dhe propozojmë duke respektuar kushtetutën do t’i propozoj Kuvendit dekretin për gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë. Gjendja e jashtëzakonshme në Kosovë e përfshinë mobilizimin e FSK-së në tërë territorin e Kosovës”, ka njoftuar Thaçi.

Dekreti do t’i procedohet nesër Kuvendit bashkë me masat që parashihen, e për të cilat Thaçi ka thënë se do të njoftohen qytetarët menjëherë. Për miratimin e dekretit nevojiten 2/3 e deputetëve.

“Për risitë tjera do t’i përcjellim përgjegjësitë por edhe masat dhe me këtë dekret do të informohen qytetarët e vendit gjatë ditës së nesërme kur edhe do t’i procedohet Kuvendit për aprovim”, përfundoi presidenti Thaçi.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2503. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci koronavirusi ne korove hashim thaci koronavirusi ne korove

Sondazh

Poll

Bota 17 Mars 2020, 21:13

NAPOLI– Italia është e izoluar prej koroanvirusit por qytetarët e Napolit kanë zbuluar një tjetër mënyrë për t’u argëtuar në karantinë.Ata kanë filluar që të lu...