Politike

‘Sa do zgjasë shtetrrethimi?’/ Përgjigjet kryeministri Rama: Kush e di! Askush s’di sa do të zgjasë kjo mortje

17 Mars 2020, 17:18 Nga DOSJA
‘Sa do zgjasë shtetrrethimi?’/ Përgjigjet kryeministri

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë në “Report tv”, ku edhe ka folur për masat e marra për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri. Rama tha se nuk ka ende një ide se sa do të vazhdojë “shtetrrethimi” i vendit për të izoluar kështu fuqinë e përhapjes virusit covid-19.

I pyetur nga spikeri i lajmeve, Besard Jacaj, Rama tha se nuk ka asnjë ide duke përmendur edhe njëherë se masat e marra nuk do ta zhdukin virusin por vetëm do ta ‘neutralizojnë’.

JACAJ: Sa mund të zgjasin këto masa?

EDI RAMA:  Kush e di, askush nuk e di as në Shqipëri dhe as në ndonjë vend të globit. Të gjithë kanë marrë masa të ngjashme.Ne kemi qënë ndër të parët që kemi marrë masat. Askush se di sa do të zgjasë. Është marrë një masë 2-3 javore me idenë që është kohë e domosdomshme për të ulur kurbën e shpërndarjes. Kam qënë i detyruar që të mësoj nga halli për këtë mortje që ka sulmuar botës. Kam mësuar se asnjë masë nuk e ndal shpërndarjen por vetëm e ngadalësojnë. Me idenë që këto 2-3 javë që ta ulin kubën e shpërndarjes dhe ta kalojnë gjendjen në shtëpi.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama plani i masave per covid-19 edi rama plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll