Politike

“Trimi duhet të qëndrojë në shtëpi, armiku na vret aty ku na dhemb më shumë/ Rama publikon pamjet, COVID-19 ‘vjen vë

17 Mars 2020, 06:39 Nga DOSJA
“Trimi duhet të qëndrojë në shtëpi, armiku na

Tiranë- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar një video, ku shfaqen pamje nga kryeqyteti, ku rrugët janë bosh. Nëpërmjet kësaj videon bëhet thirrje që qytetarët të qëndrojnë në banesa, pasi COVID-19 ndodhet kudo.

“MIRËMËNGJES, S’JAM EDI. po janë dy çuna që s’i njoh që e kanë qarë këtë video. Shikojeni dhe mos lëvizni nga shtëpia, nëse nuk jeni ndër ata që duhet të shkojnë patjetër në punë”, shprehet Rama.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Dy ditë më parë u miratua dhe Akti Normativ, që detyron spitalet private që të jenë në shërbim të shtetit gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. Po ashtu gjoba do ketë dhe për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 16 Mars 2020, 21:53

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ashtu si të gjithë shqiptarët është izoluar në shtëpinë e saj. Në një lidhje direkte për emisionin “Open...