Politike

‘Rama ka frikë se vuan nga frymëmarrja,’/ Kryemadhi “zbulon” pse është karantinuar kryeministri: Ai

16 Mars 2020, 22:37 Nga DOSJA
‘Rama ka frikë se vuan nga frymëmarrja,’/ Kryemadhi

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi  bëri një lidhje skype në emisionin “Open” në Top Channel ku foli ashpër ndaj masave të marra nga qeveria.

Në fjalën e saj, Kryemadhi u shpreh se nuk kishte fare frikë nga koronavirusi dhe se i vetmi i tillë sipas saj ishte kryeministri Edi Rama, i cili vuan nga problemet me frymëmarrjen. Kryemadhi shtoi se kjo është pikërisht arsyeja që ai është vetë-izoluar në banesën e tij në fshatin Surrel. 

“Nuk jam e friksuar aspak. Nuk bie dakort aspak me masat e qeverisë. Nuk është ndaluar askund lëvizja e këmbësorëve, vetëm tek ne. Vetëm ne flasim për gjoba dhe burg në qoftë se del si këmbësor. Se ka frikë Edi Rama nga problemet me frymarrjen që ka nuk do të thotë që të masat e ndërmarra janë në rregull. Kam parë kreun e opozitës që shkon në zyrë dhe nxjerr masa. Ndërsa Rama ka frikë nga problemet shëndetësore që ka, dhe nuk lëziv nga Surreli. Kemi përballuar edhe situata më të rënda. Ja shiko tani del Ministrja e Shëndetësisë dhe kundërshton liderin e opozitës për konçensionin e chekapit. Këto masa do ta dobsojnë rëndë ekonominë. Duhet falur interesat për kredimarrësit që nuk kanë dalë në punë,“- tha Kryemadhi.

Ajo ka dërguar edhe një mesazh për të gjithë shqiptarët, të cilëve u ka kërkuar që këto ditë t’i kthehen besimit në Zot. 

Jo më kot kam dalë pranë portretit të shënjtores Nënë Tereza. Le të lutemi te zoti, të Nënë Tereza, se vdekjen fizike ta sjell zoti, ndërsa vdekjen shpirtërore ta sjell qeveria,”-shtoi ajo. 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Dje është miratuar dhe Akti Normativ, që detyron spitalet private që të jenë në shërbim të shtetit gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. Po ashtu gjoba do ketë dhe për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi monika kryemadhi edi rama koronavirusi ne shqiperi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 16 Mars 2020, 21:53

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ashtu si të gjithë shqiptarët është izoluar në shtëpinë e saj. Në një lidhje direkte për emisionin “Open...