Bota

U tall me koronavirusin dhe ishte kundra izolimit, pendohet publikisht analisti Vittorio Sgarbi: Ndihem në siklet, por s’kër

17 Mars 2020, 10:03 Nga DOSJA
U tall me koronavirusin dhe ishte kundra izolimit, pendohet publikisht analisti

ITALI– Analisti italian, Vittorio Sgarbi u vu në qendër të kritikave, pak ditë më parë, pasi u shpreh se ishte kundra izolimit dhe karantinimit, madje ‘u tall’ me virusin vdekjeprurës, Covid-19, që ka gjunjëzuar gjithë Italinë.

Me një numër të madh të vdekurish, vendi i dytë më i prekur në botë, pas Kinës, Italia po përjeton një situatë dramatike, me qindra të vdekur në ditë për shkak të koronavirusit.

Vittori Sgarbi është detyruar të tërheqë mbrapsh deklaratat e tij, duke shpjeguar se për ca gjëra njeriu pendohet në jetë, por mendimet e tij, kanë ardhur si pasojë, se është mbështetur në deklaratat e virologëve italianë, të cilët nuk e bënë situatën aspak alarmante. Madje ai ka përfshirë në postimin e tij në rrjete sociale dhe fjalën e virologut italian, që shprehimisht thotë se nuk është një virus vdekjeprurës.

“Është hera e parë që gjendem në këtë situatë të vështirë. Që ndihem në siklet nga mendimet e mia të fundit, dhe fjalët e mia. Më ka ndodhur që të kërkoj çdo her për të gjetur një zgjidhje. Nuk është natyra ime që ti shkarkoj përgjegjësinë dikujt…por mund të them që nuk e ndjej vetën në kuhshtet që duhet të kërkoj falje sikur të kem bërë një gabim të madh. Kam bërë një gabim të madh ndaj vetes, por mund të deklaroj që nuk do të kisha marrë atë pozicion, nëse nuk do kisha marrë parasysh fjalët e disa virologëve, që thanë atë që transmetova unë. Kanë ndikuar tek unë, nëse nuk do kisha dëgjuar fjalët që deklaruan: Nuk vdes nga koronavirusi, boll me panikun…Unë nuk do kisha marrë atë pozicion”- është një pjesë shkëputur nga deklarata e Vittorio Sgarbi-t ne profilin e tij në rrjete sociale.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2,158. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni analisti italian koronavirusi ne itali virologu italian vittorio sgarbi analisti italian koronavirusi ne itali virologu italian vittorio sgarbi

Sondazh

Poll