Bota

Infektohet me Covid-19 Idris Elba, aktori mesazh qyetarëve: Tani është koha të mendojmë për njëri-tjetrin

16 Mars 2020, 21:01 Nga DOSJA
Infektohet me Covid-19 Idris Elba, aktori mesazh qyetarëve: Tani

ANGLI- Aktori i njohur Idris Elba ka rezultuar pozitiv për Covid-19. 47-vjeçari, e ka konfirmuar vetë këtë nëpërmjet një postimi në Twitter, megjithëse ka thënë se deri më tani nuk kishte asnjë simptomë të koronavirusit.

Ndërkohë bashkëngjitur videos ai ka dhënë një mesazh sensibilizues ku u kërkon të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të solidarizohen.

“Qëndroni në shtëpi njerëz dhe jini pragmatik. Jetojmë në një botë të ndarë… por tani është koha për solidaritet. Tani është koha për të menduar për njëri-tjetrin. Ka kaq shumë njerëz, jeta e të cilëve është prekur”-ka shkruar ai.

Në video është shafqur edhe bashkëshortja e tij, Sabrina Dhowre, e cila dëgjohet duke thënë se nuk është testuar por gjithçka po shkon mirë.

Deri më tani, ne po ndjehemi mirë. Qëndroni pozitiv dhe mos u frikësoni.“- thotë ajo.

This morning I tested positive for Covid 19. I feel ok, I have no symptoms so far but have been isolated since I found out about my possible exposure to the virus. Stay home people and be pragmatic. I will keep you updated on how I’m doing ???? No panic. pic.twitter.com/Lg7HVMZglZ

— Idris Elba (@idriselba) March 16, 2020

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por, 77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima. Të infektuar ka edhe Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa Kosova sot ka shënuar 15 të infektuar. Në Shqipëri, situate është më e rëndë pasi deri më tani 51 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Burimi:CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aktori idris elba aktori idris elba

Sondazh

Poll