Bota

Koronavirusi një kërcënim për gjithë botën/ 7,174 viktima në rang global, Italia vendi më i prekur

17 Mars 2020, 06:48 Nga DOSJA
Koronavirusi një kërcënim për gjithë botën/ 7,174

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por  79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën  ka shkuar në 2,158. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 98 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 148 viktima.  Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 51 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën. Së fundmi, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dalë në përfundimin se eqiqendra e re e koronavirusit tashmë është Europa, pasi këtu numri i personave të infektuar po rritet ndjeshëm në krahasim me Kinën.

Burimi: worldmetersinfo.coronavirus

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne bote koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll