Bota

Kosovë/ 17 persona të infektuar me COVID-19, spitali i Gjakovës: Politikanë, mos ejani për foto, na kurseni maskat

17 Mars 2020, 07:27 Nga DOSJA
Kosovë/ 17 persona të infektuar me COVID-19, spitali i Gjakovës:

Kosovë- Shkon në 17 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.  Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, i infektuara e re është një grua, e cila kishte ardhur Londra. Gjendja e saj është stabilizuar. Ndërkohë qeveria e Kosovës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Nga ana tjetër, Spitali i Gjakovës “Isa Grezda” ka kërkuar që politikanët të qëndrojnë sa më larg institucioneve shëndetësore. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Spitali i Përgjithshëm Gjakovë shkruan se spitalet kanë nevojë për maska dhe mjete të tjera, e jo që të shkojnë politikanët e të harxhojnë maskat për foto.

Ndërsa pas mbledhjes me Këshillin e Sigurisë dhe pas konsultimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, presidenti Hashim Thaçi propozoi dekretin për gjendje të jashtëzakonshme.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën  ka shkuar në 2,158.  Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll