Bota

Merr përgjigjen e analizës brenda dy orësh/ Koreja e Jugut gjen mënyrën e duhur për të testuar njerëzit

16 Mars 2020, 21:43 Nga DOSJA
Merr përgjigjen e analizës brenda dy orësh/ Koreja e Jugut gjen

KORE E JUGIT- Në Korenë të Jugut po implentohet në rrugë testimi i njerëzve nëse janë të prekur nga Covid-19, ashtu siç po bëhet edhe nëpër vende të tjera të botës. Kjo është konfirmuar nga një ekipi i gazetarësh në Ëall Street Journal, të cilët vizituan Suelin e Koresë së Jugut që është një nga qendrat më të populluara . Mënyra e testimit në këto qendra, në të cilat ti fare lehtë mund të kalosh me makinë, funksionon në këtë mënyrë.

Fillimisht ti plotëson një formular e në bazë të përgjigjeve mjekët e specializuar shohin nëse është i nevojshëm testimi për Covid-19. Nëse është i nevojshëm mjekët të masin temperaturën e të marrin një kampion sekrecionesh nga hunda. Pas disa orësh ty të vjen një përgjigje me mesazh nëse je apo jo i infektuar me koronavirus.

Këto qendra ambulante testimi kanë rezultuar shumë të sukseshme në vendet që janë implementuar. Ato falë numrit të madh të tyre e shpejtësisë së mënyrës së mbledhjes së kampioneve nuk kanë krijuar rradhë të gjata për shoferët që duan të dinë për veten e tyre si dhe familjarët nëse janë të prekur nga virusi. Në Kore të Jugut, vëndi i katërt me përhapjen më të madhe të Covid-19 në botë, me plot 8162 raste të konfirmuara, qeveria ka hapur mbi 500 qendra të këtilla testimi.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por, 77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima. Të infektuar ka edhe Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa Kosova sot ka shënuar 15 të infektuar. Në Shqipëri, situate është më e rëndë pasi deri më tani 51 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koreja e jugut koronavirusi ne korene e jugut koreja e jugut koronavirusi ne korene e jugut

Sondazh

Poll