Bota

Koronavirus/ Ish-kryeministri Berlusconi dhuron 10 mln euro për Lombardinë, si do të përdoret shuma e majme

17 Mars 2020, 09:57 Nga DOSJA
Koronavirus/ Ish-kryeministri Berlusconi dhuron 10 mln euro për

ITALI– Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka dhuruar 10 milionë euro për rajonin e Lombardisë, në mënyrë që të përballohet situata dhe kriza që ka shkaktuar Covid-19. Mediat italiane shkruajnë se paratë e dhuruara do të shkojnë për të realizuar një repart me 400 shtretër të terapisë intensive për Milanon, e cila është në ëemergjencë. 

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2,158. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni berlusconi dhuron 10 mln euro koronavirusi ne itali silvio berlusconi berlusconi dhuron 10 mln euro koronavirusi ne itali silvio berlusconi

Sondazh

Poll