Bota

Thirrja e pazakontë/ “Mos na harxhoni maskat për foto”, spitali i Gjakovës përzë politikanët, iu kërkon të respektoj

17 Mars 2020, 08:19 Nga DOSJA

KOSOVË– Spitali i Gjakovës “Isa Grezda” ka kërkuar që politikanët të qëndrojnë sa më larg institucioneve shëndetësore. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Spitali i Përgjithshëm Gjakovë shkruan se spitalet kanë nevojë për maska dhe mjete të tjera, e jo që të shkojnë politikanët e të harxhojnë maskat për foto.

“Të nderuar politikanë,
Jemi në situatë emergjente për shëndetin publik në nivel kombëtar, si rrjedhojë e kësaj apeloj të klasa politike të qëndrojnë sa më larg Institucioneve Shëndetësorë. Kemi nevojë për maska, mantilla, dezificent për duar, NUK kemi nevojë për vizitat tuaja boshe, mos ejani në institucione shëndetësorë për foto, mos na shpenzoni maska apo mantilla kot, respektojeni ligjin e emergjencave. Zyra për informim
Spitali i Përgjithshëm Gjakovë,”- shkruhet në status.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 16. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, i infektuara e re është një grua, e cila kishte ardhur Londra. Gjendja e saj është stabilizuar. Ndërkohë qeveria e Kosovës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni gjakove koronavirus ne kosove korove spitali i gjakoves gjakove koronavirus ne kosove korove spitali i gjakoves

Sondazh

Poll