Aktualitet

Krimi në familje godet Vlorën, burri vret gruan teksa hanin bukë, pret damarët (EMRAT+DETAJE)

6 Shkurt 2019, 11:36 Nga DOSJA
Krimi në familje godet Vlorën, burri vret gruan teksa hanin bukë,

VLORË- Krimi në familje godet qytetin e Vlorës. Gjatë një sherri burri ka qëlluar gruan me thikë duke e lënë të vdekur, më pas ai ka prerë edhe damarët e tij. Bëhet fjalë për: Eva, 45 vjeç dhe Teodor Lera, 52 vjeç, banues në lagjen ‘Kushtrimi’.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se çifti ishte duke ngrënë drekë, kur pas një sherri mes të dyve, 52-vjeçari ka mbytur dhe më pas ka goditur me thikë gruan.  Pasi ka qëlluar gruan, me të njëjtën thikë Teodori ka prerë damarët duke mbetur i plagosur.

Aktualisht burri ndodhet në spitalin Rajonal të Vlorës në gjendje depressive.

Fqinjët thonë se Teodori ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij Eva. Një prej tyre tregon se një vit më parë, 52-vjeçari ishte proceduar për dhunë në familje, por denoncimi ishte tërhequr nga vetë bashkëshortja.

“Vajza e madhe është në Amerikë, djali emigrant në Angli dhe vajzën e vogël e ka studente në Tiranë. Ziheshin gjithmonë dhe ai e dhunonte. Kjo thoshte për hatër të fëmijëve do ta fal. Ai nuk punonte, vetëm kjo. Punonte te dyqani ku shiste rroba gjithë ditën. Edhe pse vetëm ajo punonte dhe ai e mbyllte brenda në shtëpi nga xhelozia, ai sërish i mori jetën,” – tha fqinja.

Çifti vinte nga fshati Bunavi por prej disa vitesh jetonin në Vlorë.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethave që çuan 52-vjeçarin në kryerjen e këtij akti.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 12:10, në lagjen “Kushtrimi”, në katin e parë të një pallati është gjetur e pa jetë një shtetase 45 vjeçe.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ajo mund të jetë vrarë nga bashkëshorti.

57-vjeçari më pas, dyshohet se ka prerë damarët. Ai po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vrasja e fundit e ka çuar në 5 numrin e viktimave nga krimi në familje. Në ditën e dytë të vitit të ri në qytetin e Ballshit, burri vrau gruan dhe kunatën pas sherrit në familje.

Gazment Musta 34 vjeç refuzoi kërkesën e gruas për të shkuar te prindërit e saj me rastin e Vitit të Ri dhe gjatë debatit i dehur i qëlloi me thikë gruan dhe kunatën duke i lënë të vdekur në vend, ngjarja u shënua në sy të dy fëmijëve të mitur.

Ndërsa më 14 janar në Tiranë, dhëndri vrau vjehrrën dhe vjehrrin. Majlind Lila vrau në shtëpinë e tyre në Astir, Bujar dhe Valentina Matën. Lila më pas ka qëlluar vetem më thikë dhe është hedhur nga kati i dytë mbi kangjellat duke ndërruar jetë më pas në spitalin e Traumës. 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet eva lera krim ne familje teodor lera vlore eva lera krim ne familje teodor lera vlore

Sondazh

Poll