Politike

Zbardhet Akti Normativ: 10 mijë Lekë gjobë kush del në rrugë, 20 mijë kush shkon në parqe. U bllokohet dhe makina 3 muaj

16 Mars 2020, 20:51 Nga DOSJA
Zbardhet Akti Normativ: 10 mijë Lekë gjobë kush del në

TIRANË- Deklarata publike e Edi Ramës tashmë është bërë ligj. Në Fletorën Zyrtare është botuar sot në mbrëmje Akti Normativ ku sanksionohen masat e gjobave për të gjithë ata që shkelin urdhrin dhe dalin në rrugë në këmbë pas orës 18:00.

Sipas Aktit Normativ, bëhet me dije se individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet  kompetente për ndalimin  e lëvizjes për këmbësorët sipas orareve të përcaktuara, dënohen me gjobë në masën 10 000 lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.

Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për kufizimin e lëvizjeve në   parqe dhezona të gjelbërta të hapura, në zonat urbane, apo mjedise të  tjera publike të  hapura,  dënohen me gjobë në masën 20 000 lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë”, shtohet më tej.

VENDIMI I PLOTË

AKT NORMATIV Nr.4, datë 16.3.2020

PËR DISA SHTESA NË AKTIN NORMATIV NR.3, DATË 15.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA ADMINISTRATIVE GJATË KOHËZGJATJES  SË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA COVID-19”

Në  mbështetje  të  nenit  101  të  Kushtetutës, me  propozimin  e  ministrit  të  Shëndetësisë  dhe Mbrojtjes  Sociale  dhe  të ministrit  të  Brendshëm,  Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Pas pikës 16, të nenit 3, të aktit normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, shtohen pikat 17, 18 dhe 19, me këtë përmbajtje:

Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë  nga  organet  kompetente  për  ndalimin  e lëvizjes    për    këmbësorët    sipas    orareve    të përcaktuara, dënohen me gjobë në masën 10 000 (dhjetë  mijë)  lekë  dhe  me  bllokim  3  muaj  të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.

Individët, të  cilët  nuk  zbatojnë  urdhrin  e dhënë  nga  organet  kompetente  për  kufizimin  e lëvizjeve   në   parqe   dhe   zona   të   gjelbërta   të hapura,  në  zonat  urbane,  apo  mjedise  të  tjera publike  të  hapura,  dënohen  me  gjobë  në  masën 20 000 (njëzet mijë) lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.

Për individët,   të   cilët,   nëkushtet   e shkeljeve  të  pikave  17  dhe  18,  të  këtij  neni, lëvizin  me  biçikletë,  ciklomotor  ose  motomjet, zbatohet  edhe  masa  shoqëruese  e  bllokimit  të mjetit lëvizës për 3 muaj.”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akti normativ koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 akti normativ koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll