Politike

Rama: Fabrikat s’i mbyllim, kemi gati planin për rimëkëmbjen e ekonomisë. Punëtorët s’i lëmë në dorë të pronarëv

16 Mars 2020, 18:07 Nga DOSJA
Rama: Fabrikat s’i mbyllim, kemi gati planin për

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një komunikim me qytetarët, ku ka bërë me dije masat e reja që ka ndërmarre qeveria në luftën kundër COVID-19. Në deklaratën e tij Rama u ka thënë qytetarëve që të zbatojnë rregullat e vendosura dhe të mbyllen në shtëpi, pasi kjo është një luftë që do zgjasë gjatë.

Kreu i qeverisë tha se qytetarët janë në të drejtën e tyre të thonë se qeveria nuk po vepron mirë, të shajnë atë, por jo të mos zbatojnë Aktin Normtativ, pasi do ndëshkohen. Më tej shtoi se shumcia e popullit duhet të qëndrojë në shtëpi, por është një pjesë tjetër që duhet të jetë në punë, pasi jeta nuk do ndalet 100%.

Fabrikat, fasonet dhe uzinat, tha Rama nuk do mbyllen, pasi ato janë zinxhiri kryesor i ekominsë dhe nëse mbylle ato do të kemi kolaps. Po ashtu u ka thënë të gjithëve që të kursejnë, pasi nuk jemi me pushime e po rrimë në shtëpi, por jemi në luftë.

Më tej bëri me dije se qeveria ka një plan ekonomikë që do bëhet publik në fund të javës, ku punëtorët nuk do ngelen në dorë të pronarëve por do gjendet një zgjidhje për marrjen e pagës së tyre.

Edhe njëherë Rama u ka kërkuar donatorëve që të dërgojnë lekët për procesin e rindërtimit pas tërmëtit dhe të mos kenë justifikime të thonë që u ka rënë për pejsë korona. Në fund nuk ka pa sulmuar mediat dhe opozitën.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Dje është miratuar dhe Akti Normativ, që detyron spitalet private që të jenë në shërbim të shtetit gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. Po ashtu gjoba do ketë dhe për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll