Politike

Albana Vokshi thirrje Ramës: Ke ku i gjen lekët për të përballuar situatën, ligji të lejon të ndërpresësh koncensionet

16 Mars 2020, 20:37 Nga DOSJA
Albana Vokshi thirrje Ramës: Ke ku i gjen lekët për të

TIRANË- Ish-depuetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama, i cili tha se Shqipëria nuk ka shumë para për përballimin e krizës. Në një reagim në Facebook, Vokshi shprehet se nëse ka vullnet, kreu i qeverisë ka ku i gjen lekët dhe i kërkon që të ndërpresë koncensionin e Check Up.

Milionat vertetë nuk bien nga qielli, siç thotë Edi Rama, por edhe tek Vilma #Nushi nuk ka pse i çon. Nëse ka vullnet, Edi Rama ka ku i gjen paratë për të përballuar krizën. Ligji parashikon mundësinë që kontrata e koncesionit korruptiv dhe të padobishëm e #checkup-it të ndërpritet në raste epidemish.

Po kështu të gjitha kontratat e ngjashme abuzive të shëndetësisë, që nuk u shërben qytetarëve, duhen ndêrprerë! Jemi në një #superepidemi, në një #pandemi globale, por Edi Rama vazhdon të zvarritet, që t’i japë sa më shumë miliona të mundet #Vilmës dhe ortakëve të tij! Ja ku i ke lekët! Varu tani nga këmbët në Sheshin Skënderbej!”, shkruan Vokshi.

Por sot sipas Tv Klan qeveria ka pezulluar koncensionin e Check Up dhe nuk ka një afat se sa do zgjasë ky pezullim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi edi rama koncensionet ne shendetesi albana vokshi edi rama koncensionet ne shendetesi

Sondazh

Poll