Politike

Rama reagon kundër opozitës: S’kanë asgjë në dorë dhe e kanë kollaj t’ju japin edhe nënë e babë

16 Mars 2020, 18:28 Nga DOSJA
Rama reagon kundër opozitës: S’kanë asgjë në

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në komunikimin e tij pati dhe një përgjigje për opozitën, e cila kërkon që qeveria të lëshojë fonte për përballimin e situatës së koronavirusit. Kreu i qeverisë gjatë deklaratës tha se opozita nuk ka asnjë në dorë, ndaj premton se mund të japë dhe nënën e babanë.

Kam dëgjuar kohët e fundit kaq miliard do japë Amerika dhe kaq Gjermania, nga ata që nuk kanë asgjë në dorë dhe që e kanë kollaj t’ju japin edhe nënë e babë. Ata jua kam lënë juve t’i gjykoni sot dhe të mos i harroni nesër, për të gjitha çudirat që ju thonë, pa pasur asgjë në dorë dhe asnjë minimum ndërgjegjeje, në këtë luftë ku nuk bëhet politikë mes partive, por zhvillohet një betejë pëllëmbë për pëllëmbë, mes një populli të tërë dhe një armiku të padukshëm që i kanoset të dashurve tonë, më të moshuarve dhe më të dobëtëve fizikisht”, ishte kjo një pjesë e deklaratës së Ramës.

Rama u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë urdhrat e qeverisë. Kreu i Qeverisë u shpreh se fabrikat dhe fasonët nuk do mbyllen, por duhet të punojnë duke plotësuar kushtet e sigurisë. Kryeministri tha se ka një plan të qartë për rimbëkëmbjen e ekonomisë dhe se punëtorët në këtë situatë nuk do jenë në dorë të pronarëve.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Dje është miratuar dhe Akti Normativ, që detyron spitalet private që të jenë në shërbim të shtetit gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. Po ashtu gjoba do ketë dhe për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi luzlim basha masat kunder covid 19 edi rama koronavirusi ne shqiperi luzlim basha masat kunder covid 19

Sondazh

Poll