Politike

Rama thirrje qytetarëve: Kurseni, nuk jeni me pushime. Kemi gati planin për ringritjen e ekonomisë

16 Mars 2020, 17:49 Nga DOSJA
Rama thirrje qytetarëve: Kurseni, nuk jeni me pushime. Kemi gati planin

TIRANË- Kryeministeri Edi Rama në një komunikim për mediat ka bërë sot publike disa masa të reja që ka marrë qeveria e tij. Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë dhe të mos hanë shumë. Po ashtu Rama shtoi se shumë shpejt do ketë një plan ringritjen e ekonomisë.

Duhet të jemi të qartë, se kjo është luftë dhe të gjithë jemi një. Por nuk do  jemi dot njësoj. Disa duhet të dalin nga shtëpia. Por të gjithë të tjerët që janë në shtëpi të mos i shikojnë si pushime dhe  të hanë e pinë më shumë seç duhet, pa menduar për ata që janë jashtë, pranda u them që të kurseni. Do kemi shumë shpejt brenda kësaj jave për një plan të qartë për ekonominë  dhe për rregullimin e të gjithë juve që në këtë luftë latë punën dhe jeni në shtëpi”, u shpreh Rama.  

Rama u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë urdhrat e qeverisë. Kreu i Qeverisë u shpreh se fabrikat dhe fasonët nuk do mbyllen, por duhet të punojnë duke plotësuar kushtet e sigurisë. Kryeministri tha se ka një plan të qartë për rimbëkëmbjen e ekonomisë dhe se punëtorët në këtë situatë nuk do jenë në dorë të pronarëve.

na quizin

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Dje është miratuar dhe Akti Normativ, që detyron spitalet private që të jenë në shërbim të shtetit gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. Po ashtu gjoba do ketë dhe për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll