Politike

Zëdhenësja e PD thirrje Bashkisë Tiranë: Pezullo këstin e parë të taksave dhe tarifave vendore për bizneset

16 Mars 2020, 20:27 Nga DOSJA
Zëdhenësja e PD thirrje Bashkisë Tiranë: Pezullo këstin

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një reagim i bën thirrje Bashkisë Tiranë që të mbështesë qytetarët dhe bizneset që të tejkalojnë situatën e COVID-19. Zhupa në Facebook, shkruan se një nga masat e para që duhet të ndërmarrë Bashkia Tiranë është pezullimi i këstit të pare të taksave dhe tarifave vendore, për bizneset, i cili duhet të paguhet më datë 20 prill 2020.

Më tej se Bashkia Tirane duhet të reagojë sa më shpejt, kjo masë do ishte një frymëmarrje lehtësimi, mbi të gjitha për biznesin e vogël që çdo dite që e mban mbyllur ka kosto dhe jo vetëm mungesë fitimesh.

Ne kete periudhe paralizimi te punes per shkak te korona virusit eshte e domosdoshme per te mbeshtetur qytetaret dhe bizneset qe ta tejkalojne sa me lehte te ndermerren edhe disa masa ekonomike edhe nga pushteti lokal. Nje nga masat e para qe duhet te ndermarr Bashkia Tirane eshte : Pezullimi i kestit te pare te taksave dhe tarifave vendore, per bizneset, i cili duhet te paguhet me date 20 prill 2020!

Kjo mase eshte jashtezakonisht e nevojshme sidomos per bizneset e vogla qe sot jane te mbyllura per shkak te rrezikut te infektimit nga virusi dhe jane edhe me te varura nga te ardhurat e tyre ditore. Nderkohe shume nga detyrimet mujore duhet ti kryejne gjithsesi, gje qe e rendon poziten e tyre financiare. Per kete i bej thirrje Bashkise Tirane pezullimin e kestit te pare, deri ne stabilizimin e normalitetit te punes se biznesit. Sot barra fiskale ne bashkine Tirane, eshte me e larta ndonjehere, me tarifa dhe taksa te reja dhe te rritura mbi 33% edhe nga viti i kaluar. Biznesi i vogel duhet te paguaj mesatarisht rreth 900 mije lek te vjetra. Bashkia Tirane duhet te reagoj sa me shpejt, kjo mase do ishte nje frymemarrje lehtesimi, mbi te gjitha per biznesin e vogel qe cdo dite qe e mban mbyllur ka kosto dhe jo vetem mungese fitimesh”, shkruan Zhupa.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike beshkia tirane ina zhupa taskat vendore te bashkise beshkia tirane ina zhupa taskat vendore te bashkise

Sondazh

Poll