Politike

Në telefon me Von der Leyen, Rama kërkon paratë e donacioneve për tërmetin: Janë pa shtëpi, s’do t’i themi po prit se

16 Mars 2020, 17:52 Nga DOSJA
Në telefon me Von der Leyen, Rama kërkon paratë e donacioneve

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se në orën 19:30 do të zhvillonte një bisedë telefonike me presidentin e KE-së, Ursula von der Leyen, me të cilën do të diskutonte lidhur me fondin e donacioneve për tërmetin e 26 nëntorit.

Rama u shpreh se edhe pse situata në vend është e vështirë për shkak të koronavirusit, kjo nuk do të thotë që do të lihen pas dorë premtimet e bëra ndaj të prekurve nga tërmeti se brenda këtij viti do të pajisen me shtëpi.

“Po bëjmë gjithçka mundemi për atdheun e fëmijëve. Sot nuk e lejojmë të bulajmë kockën e ekonomisë tonë. Pas disa muajsh ky armik do shporret. Disa nuk janë në shtëpi, disa janë në çadër, disa në shtëpi me qera. Atyre që iu ra çatia mbi kokë nuk i themi dot që nuk ua bëjmë shtëpiat. Do t’i nisim ndërtimin e shtëpi. Kisha një bisedë telefonikë me Ursula Von der Leyen, biseda u shtyp për në orën 7:30. Do t’i kërkoj që fondet se BE-ja nuk do të ndryshojë destinacion. Sot, tani që flasim, kemi nxjerrë thirrjen për tenderin ndërkombëtar prej 7.9 mln lekësh për shkolla të reja dhe pjesë për shtëpitë, bëjnë bashkë 160 mln dollarë. Arsyeja tjetër është që BE të mos e përjashtojë Shqipërinë në eksportet e materialeve mjekësore. BE nuk mund të na përjashtojnë nga aksesi i këtyre mallrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, prandaj ne kemi marrë këtë nisme bashkë me vendet e tjera të rajonit. Do bëhem shumë i bezdisshëm, durimi do të testohet rëndë. Nuk do ta kemi të lehtë,”-tha Rama në fjalën e tij. 

Rama u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë urdhrat e qeverisë. Kreu i Qeverisë u shpreh se fabrikat dhe fasonët nuk do mbyllen, por duhet të punojnë duke plotësuar kushtet e sigurisë. Kryeministri tha se ka një plan të qartë për rimbëkëmbjen e ekonomisë dhe se punëtorët në këtë situatë nuk do jenë në dorë të pronarëve.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Dje është miratuar dhe Akti Normativ, që detyron spitalet private që të jenë në shërbim të shtetit gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. Po ashtu gjoba do ketë dhe për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike donacionet per shqiperine edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 donacionet per shqiperine edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll