Politike

Fabrikat nuk mbyllen! Kryeministri Rama jep lajmin: Nuk do jetojmë me ajër, po të merrja atë vendim, do të varesha nga këm

16 Mars 2020, 17:43 Nga DOSJA
Fabrikat nuk mbyllen! Kryeministri Rama jep lajmin: Nuk do jetojmë me

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një video-mesazh për qytetarët tha se fabrikat prodhuese nuk do të mbylleshin për shkak të koronavirusit. Sipas kreut të qeverisë, marrja e një mase të tillë do të ishte ‘vetëvrasje’ për ekonominë e vendit. Gjatë fjalës së tij, Rama shtoi se me mosmbylljen e fabrikave nuk kishte ndërmend sakrifikimin e punëtorëve, pasi ndaj tyre ishin marrë të gjithas masat e sigurisë për të mos u prekur nga virusi covid-19.

Muajin tjetër nuk jetojnë dot vetëm me ajër. Unë duhet të varesha nga këmbët në sheshin Skendërbej nëse do të merrja një vendim të tillë. Po t’i mbyllësh ndërmarrjen prodhuese është si t’i heqësh frymëmarrjen e drejtuar një pacienti. Kjo do të ishte vetëvrasje e drejtuar e popullit. Kush do të më shajë, le të më shajë si të dojë. Vendimi për mosmbylljen e aktiviteteve prodhuese, nuk do të thotë sakrifikimin e tyre. Absolutisht jo. As Italia nuk i ka mbyllur fabrikat. As Franca, që nesër kalon në shtetrrethim total. Në jemi i pari vend që mbylli transportin publik,”-tha Rama.

Rama u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë urdhrat e qeverisë. Kreu i Qeverisë u shpreh se fabrikat dhe fasonët nuk do mbyllen, por duhet të punojnë duke plotësuar kushtet e sigurisë. Kryeministri tha se ka një plan të qartë për rimbëkëmbjen e ekonomisë dhe se punëtorët në këtë situatë nuk do jenë në dorë të pronarëve.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Dje është miratuar dhe Akti Normativ, që detyron spitalet private që të jenë në shërbim të shtetit gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. Po ashtu gjoba do ketë dhe për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll