Politike

Rama komunikim me qytetarët: Keni të drejtë të më shani dhe ofendoni, por jo të mos zbatoni urdhrat e qeverisë

16 Mars 2020, 17:41 Nga DOSJA
Rama komunikim me qytetarët: Keni të drejtë të më shani

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një komunikim me qytetarët, ku ka thënë se rregullat e qeverisë duhet zbatuar pasi kjo nuk është situatë e qetë por është një luftë. Në deklaratën e tij Rama tha se të gjithë mund ta shajnë dhe ofendojnë atë, por u lajmëroi se lufta do zgjasë dhe po pmbyll të gjithë popujt në shtëpi. 

Nuk u kërkoj që të jeni në pozitën time sot. Ju kërkoj që të bëni durim dhe si kurrë më parë të dëgjoni lutjen timë dhe vështirëse që do i kalojmë të gjithë bashkë. Ju keni të drejtë të ankoheni dhe të thoni mund të bëheshin shumë gjëra. Ju keni të drejtë që të shani dhe ofendoni mua, por nuk mund të shkelni urdhrat ekstreme të kufizimeve të lëvizjesve që mua më ka rënë barra që t’ua komunikoj. Kjo do jetë një luftë e gjatë dhe nuk e dimë se sa mund të zgjasë, që po mbyll në shtëpi poulluj e mbarë planetit“, u shpreh Rama.

Rama u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë urdhrat e qeverisë. Kreu i Qeverisë u shpreh se fabrikat dhe fasonët nuk do mbyllen, por duhet të punojnë duke plotësuar kushtet e sigurisë. Kryeministri tha se ka një plan të qartë për rimbëkëmbjen e ekonomisë dhe se punëtorët në këtë situatë nuk do jenë në dorë të pronarëve.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Dje është miratuar dhe Akti Normativ, që detyron spitalet private që të jenë në shërbim të shtetit gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. Po ashtu gjoba do ketë dhe për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll